Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj i jep dritën jeshile Kurtit për kryeparlamentarin: AAK voton për 20 deputetë të VV-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund ta zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit, pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryetare të Kuvendit në seancën e parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Haradinajt, Vetëvendosje i ka votat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, me mbështetjen që mund të vijë nga AAK-ja. Ai ka theksuar se rreth 20 deputetë të VV-së do ta kishin votën e AAK-së për kryeparlamentar, duke nënvizuar se kjo nuk vlen për krijimin e Qeverisë. “VV-ja i ka votat për kryetar Kuvendi. Sepse ne që kemi 5 vota të sigurta, plus ndonjë tjetër, sot do të votonim, ndoshta për 20 prej kandidaturave të VV-së. Pra, i ka votat. VV-ja nuk i ka votat për qeveri, sepse për qeveri nuk votojmë, për Kurtin III jo”, u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje, pa e pasur të qartë nëse i ka apo jo votat për ta formuar qeverinë. Në përfundim, Haradinaj u shpreh i prerë: “Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kur të dojë, nesër.”

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …