Abelard Tahiri, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati

Abelard Tahiri, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së,  Abelard Tahiri, ka  dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator. Kallëzim penal, PDK-ja ka dorëzuar edhe ndaj Enis Spahiut,  sekretar i Ministrisë së Financave. “Vepruam sepse pasojat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare të Ministrit Murati dhe vartësit të tij z. Spahiu, po i vuajnë mbi 23 mijë mësimdhënës e mbi 5 mijë punëtorë administrativ dhe teknik të shkollave që janë punëtorë të komunave e jo të qeverisë. Kjo e fundit, nuk ka asnjë kompetencë ligjore për t’iu ndalë pagën, si elementi bazë i marrëdhënies tuaj të punës – mes juve – si punëmarrës dhe komunave – si punëdhënës”, ka shkruar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …