Brickos

Erion Veliaj dhe Smajl Latifi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga disa zyrtarë të komunës.  Gjatë këtij  takimi Smajl Latifi dhe Erion Veliaj  u pajtuan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, turizmit, rinisë e sportit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit. Mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes nesh. Ndihemi jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z. Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane, e po ashtu edhe më të nderuar ndihemi që tashmë edhe Komuna e Rahovecit është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive në rajon”, ka shkruar, për këtë takim kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …