Ilir Meta dhe Salih Berisha

Aleanca me Sali Berishën, ka përjashtuar Ilir Metën dhe partinë e tij nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste

Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga Amerika dhe Britania e Madhe, Ilir Meta dhe partia e tij janë  përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste që pritet të mbahet në 14-15 tetor. Report Tv ka publikuar e-malin që PES i ka dërguar Ilir Metës. Referuar përgjigjes, mund të kuptohet se ka qenë vetë Meta që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij Kongresi, mirëpo, kjo nuk i është aprovuar. Atij i bëhet e qartë se pikërisht për këtë vendim të vështirë siç e kanë quajtur, është pikërisht aleanca politike, referuar këtu bashkëpunimit të tij me Berishën. “I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Ky refuzim ka ardhur vetëm 2 ditë pasi Ilir Meta ka zyrtarizuar koalicionin e tij me Sali Berishës që të futen në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët dhe jo vetëm. Meta ka rënë dakord edhe për të njehsuar aksionin opozitar me ish-kryeministrin me qëllim për të rrëzuar qeverinë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …