Grabovci: Aksioni i pajtimeve të gjaqeve para 29 viteve pati krijuar parakushtet dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së

Adem Grabovci: Drejtësia do të triumfojë, Dielli i lirisë do të lindë sërish për çlirimtarët

Ish-deputeti, Adem Grabovci ka reaguar me një mesazh emocional dhe shpresëdhënës, duke shprehur optimizëm për fatin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Ai theksoi se, pas muajsh të gjatë e të vështirë për familjet, shokët dhe gjithë vendin, po shfaqen shenja drite dhe shprese, të cilat i cilësoi si “rrezet e Diellit” që paralajmërojnë pranverën e pafajësisë dhe të drejtësisë së vonuar ndërkombëtare. Grabovci vlerësoi qëndrueshmërinë dhe stoicizmin e çlirimtarëve, duke thënë se ata kanë mbetur të palëkundur si në kohë lufte ashtu edhe në paqe, në betejën për të hequr njollën e padrejtësisë nga historia jonë. Sipas tij, ata janë vizionarë, të gatshëm për sakrificë në interes të vendit dhe të mbushur me shpresë e optimizëm se kjo do të jetë vizita e fundit e tyre në Hagë. “Në momentin kur retë e zeza të largohen dhe drejtësia të zërë vendin e merituar, Dielli do të lindë përsëri”, ka përfunduar Grabovci, duke përcjellë përshëndetje dhe mbështetje për të gjithë ata që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht larg atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti Shukri Buja bën homazhe në Reçak: Kujtesa dhe dhimbja e lirisë

Komandanti i Zonës Operative të Neredimes, të UÇK-së, Shukri Buja, ka bërë homazhe në Reçak, …