Brickos

Adil Fetahu

Adil Fetahu: Shpërbërja e ish-Jugosllavisë do të përfundojë atje ku ka filluar

Strategjia e konvergjimit, respektivisht e afrimit gradual të mendimeve dhe qëndrimeve të kundërta, është udhërrëfyes të cilën duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e kontestit shumë deceniesh midis Kosovës e Serbisë, ndërsa  qasja e tillë në afat të gjatë do t’i kontribuonte stabilizimit të Ballkanit Perëndimor, shkruante sot VOA (Zëri i Amerikës, të cilin e transmeton B=92..

 Këto janë propozime të  publikuara në raportin : “Nga kriza deri tek afrimi – strategjia për luftë kundër jostabilietit në Ballkan në burimin e saj”. Raportin e kanë përgatitur Shkolla për Studimeve të Avancuara të Universitetit Xhon Hopkins dhe Qendra Vilson, nga Vshingtoni, që është njëra na institucionet më prestiçioze amerikane. Autorë të raportit janë ekspertë na shumë vende. Në raport ofrohet strategjia për një kthesë, jo vetëm për shkak të keqësimit shqetësues të gjendjës në Ballkan, veçse edhe për shkak të ndikimit gjithnjë në rritje të Rusisë dhe të Kinës në këtë rajon.

Në thelb të strategjisë qëndron argumenti: se shpërbërja tridhjetvjeçare e Jugosllavisë duhet të përfundohet atje ku edhe ka filluar – në Kosovë. Kjo ka të bëjë edhe me krizën që akoma po zhvillohet në Bosnje-Hercegovinë. Sanksionet amerikane të aplikuara në fillim të janarit, madje edhe nëse ato zgjërohen në spektrin e personaliteteve të korruptuara në vend, nuk do ta zgjidhin paralizën e gjatë dhe  gjendjën e paqëndrueshme të Bosnjës, thuhet në raport.

Njohja e pavarsisë së Kosovës nga katër vende të Aleancës Veriatlantike (NATO-s), të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën (Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia), do të kontribuonte  në transformimin  e dialogut, i cili është kah jepë frymën e fundit, si dhe në tërë rajonin, duke përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën.

Nuk është e thjeshtë të bindën ato katër anëtare të NATO-s, dhe Qipro, e cila nuk është anëtare e Aleancës, por është anëtare e Bashkimit Europian. Për këtë nevojitet përpjekje e vendosur e administratës së Presidentit amerikan, Joe Biden, në tandem me aleatët kyç, që  të binden shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Kreatorët e politikës së përtej Atlantikut do të angazhohën në këtë përpjekje vetëm nëse janë të bindur se është e domodoshme, është në interes të gjërë dhe është çasje e qëndrueshme dhe nëse pajtohen që çasja e tyre e deritashme nuk do të fuksionojë.

Por, në vend të presionit mbi palët të cilat nuk tregohen të gatshme për ta njohur Kosovën, të paktën duhet të përafrohen dhe konvergjohen qëndrimet e atyre vendeve me çasjen e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian dhe të Aleancës Veriatlantike (të cilat e kanë njohur Kosovën, a.f.).

Kjo mund të arrihet poqese Perëndimi e definion qëndrimin e përbashkët ndaj Kosovës. Kjo tezë bazohet në faktin se përparimi i Ballkanit varet nga fakti se a po e pranon Serbia krijimin e rendit në rajon i cili bazohet në vlerat perëndimore. Në rastin e Serbisë, kjo varet nga raporti i shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Thënë më shkurt, shtetet europiane të cilat nuk e kanë njohur, si dhe ato që e kanë njohur – janë çelësi i stabilitetit të rajonit.

Është kjo një metodë potencialisht e suksesshme e identifikimit dhe zbatimit të  procedurave, të cilat nuk paraqesin njohjën e pavarësisë, por që e zvogëlojnë ndikimin e Serbisë dhe paraqesin sinjale për Beogradin dhe Prishtinën sa i përket ndryshimit të qëndrimit të shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Me këtë aludohet për një bashkëpunim dhe dialog me Greqinë, njerën prej pesë vendeve anëtare të BE-së, e cila, në një pjesë të opinionit ndërkombëtar konsiderohet se mund të jetë e para që do ta braktisë qëndrimin e saj lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Poashtu, është me rëndësi avancimi i Kosovës kah anëtarësimi në NATO. Me këtë, do të përfshihej edhe Britania e Madhe (që nuk është anëtare e BE, por është anëtare e NATO-s, a.f.), e cila konsiderohet si njëra nga ithtaret më të rëndësishme të pavarësisë së Kosovës. Me këtë, do t’i dërgohej porosi e fortë  zmbrapjeje avanturizmit rus dhe serb në rajon. Sepse, me anëtarësimin e Kosovës në NATO, do të anulohej përparësia (në fuqi, a.v.) e Serbisë në raport me fqinjët dhe në raport me ShBA-të dhe  Bashkimin Europian. “Baraspesha” do të krijonte mundësi që Prihtina dhe Beogradi të bisedojnë për zgjidhjen e kontestit të vetëm i cili do t’i kontribuonte stabilizimit: njohjen reciproke, të bazuar në sovranitetin unitar dhe funksional të Republikës së Kosovës, me mbrojtjen e plotë të komunitetit të serbëve të Kosovës. Përparësitë e marrëveshjes së tillë bëjnë që sa më të integruar të jenë serbët të cilët dominojnë në Veri të Kosovës, aq më pak do të ishte i mundur bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe do ishte pengesë e përhershme e krijimit të Shqipërisë së Madhe ose të Serbisë së Madhe. Me këtë, Kosova në vend se të jetë log  të cilin e shfrytëzon Rusia për destabilizim, apo Kina për të perhapë ndikimin e saj politik, do të bëhej digë kundër aspiratatave subverzive  etnoterritoriale dhe etnonacionale, të cilat i promovojnë Moska  dhe Pekini.

Forcimi i unitetit midis shteteve perëndimore  do ishte mënyra më e mirë që të provohet gadishmëria e Hungarisë për të promovuar dhe ruajtur regjimin e kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq,  i  cilësuar si joliberal, duke përfshirë këtu edhe përzierjen e Budapeshtit në çështjet e brendshme të Bosnje-Hercegovinës.

Po të anulohen përparësitë  dhe mundësitë  për të zbatuar politikën e izolimit të Kosovës, kalkulimet strategjike të Beogradit do të ndryshonin.

Vetoja ruse dhe kineze për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të KB nuk do të kishin vlerë për atë që Beogradi e konsideron sfidë kryesore  politike dhe të sigurisë. Regjimi i Vuçiqit nuk do të mund të zhvillonte fushatë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, apo ta shfrytëzojë Kosovës  për të zhvilluar ideologinë (nacionaliste, a.f.) të botës serbe, apo për t’i ikur përgjegjësisë për sulmin e regjimit mbi rendin demokratik.

Strategjia e konvergjimit mund të fillojë shpejtë edhe me lëvizje të cilat nuk do të thonë njohje e pavarësisë së Kosovës, por që mund t’i japin impuls dialogut midis Kosovës e Serbisë, të cilin po e udhëheqë Bashkimi Europian.

Qëndrimi i përbashkët i Perëndimit në lidhje me Kosovën ia heqin kërkesat e pabaza të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ia ndalin hovin asaj për destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës. Sepse, agjitacioni rus në Bosnje-Hercegovinë varet nga Beogradi, e jo anasjelltas. Konvergjioni i tillë, i udhëhequr nga adminstrata e Presidentit Biden, e forcon edhe Brukselin, duke i mundësuar Bashkimit Europian që më në funt ta luajë rolin e vet në përfundimin e dramës jugosllave tridhjetëvjeçare.

(Marrë nga B=92 dhe  shqipëroi, A.F.)

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …