Albulena Haxhiu

Ministrja, Albulena Haxhiu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të hap rrugë për drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të hap rrugë për drejtësi. Ajo ka shtuar më tutje se kanë pasur disa takime me ekspertë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin. “Adresimi i krimeve që kanë ndodhur gjatë periudhës së luftës, ju e dini që ka qenë prioritet i qeverisë. E kemi në programin qeverisës dhe prioritet edhe padinë për gjenocid dhe kemi pasur disa takime në raport me këtë çështje me ekspertët që janë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin. Mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje nuk mund të jap më shumë informacione” ka theksuar, ministrja, Albulena Haxhiu. Nga ana tjetër, njohës të sistemit të drejtësisë konsiderojnë se një gjë e tillë është e pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …