Adil Fetahu

ADIL FETAHU: U FAL APO U HARRUA BORXHI QË SERBIA U KA PENSIONISTËVE TË KOSOVËS?

Nuk ka dyshim se kategoria më e diskriminuar e qytetarëve në Evropë janë pensionistët  (e vjetër, kontributpagues) të Kosovës. Ata qe më se 30 vjet janë diskriminuar nga të gjitha regjimet e ndërruara: nga regjimi i Serbisë deri në qershorin e vitit 1999: nga regjimi i UNMIK-ut deri në shkurtin e vitit 2008, dhe nga regjimet e shtetit të Kosovës deri më sot e tutje, e mëtej!

Diskriminimi nga Serbia

Sipas evidencës zyrtare (evidenca e Qendrës Llogaritare të ish-BVI për SPI të Kosovës(, në fund të vitit 1998 në Kosovë kanë qenë 89,811 shfrytëzues të të gjitha llojeve të pensioneve. Llojet e pensioneve, sipas ligjit në fuqi, asokohe ishin: 

  1. a) pensioni i pleqërisë (të kontributpaguesve)…………….. 308
  2. b) pensioni invalidor………………………………………………… 042
  3. c) pensioni familjar………………………………………………….. 033
  4. d) pensioni për dëmtimin trupor……………………………….. 266
  5. e) ndihma dhe kujdesi………………………………………………. 2,252

Në disa të dhëna, poashtu zyrtare, flitet për 89.135 pensionistë të të gjitha kategorive, por kur jepen shifrat për secilën kategori del shifra e përgjithshme 89.811. Afro 35% e tyre ishin serbë ose malazezë.

Në një shënim që kishte dhënë ish-ministri i punës në RS (‘Politika’,  28 shkurt 2012), në vitin 1999 në Kosovë kanë qen 89.737 shfrytëzues të pensioneve, se pas ardhjes së UNMIK-ut në Kosovë pensione u është ndërprerë 45.400 shfrytëzuesve, ndërsa shuma e borxhit me gjithë kamatë arrin në 1,5 miliardë euro. 

Prej të gjitha këtyre kategorive të pensionistëve, në kategorinë e pensionistëve të pleqërisë, kontributpagues, ishin 33.308 pensionistë, ndaj të cilëve u bë diskriminimi më i madh.

Sigurimi pensional nuk nënkuptonte vetëm pagesën e pensionit, por edhe një varg të drejtash e prestacionesh (pagesash) tjera që fitoheshin në bazë të statusit të pensionistit, si bie fjala: e drejta e sigurimit shëndetësor për vete e për familjen; e drejta në shtesa fëminore; e drejta për të marrë banesë shoqërore; e drejta e regresit në komunikacionin publik; e drejta e shfrytëzimit të objekteve të standardit shoqëror (banja, pushimore në bregdet etj.); e drejta e rehabilitimit profesional; e drejta për mjete ndihmëse ortopedike-fizikale, e deri te e drejta e kompenzimit të shpenzimeve të vorrimit. Të gjitha këto të drejta ishin të përcaktuara e rregulluara me ligjet sistemore federative dhe me ligjet autonome të Kosovës.

Pensionistët kontributpagues, me punën e vet dhe kontributet e paguara nga të ardhurat e tyre personale, kanë fituar të drejtën e pensionit, që është një nga të drejtat themelore ekonomike dhe sociale, e garantuar me ligjet e vendit dhe me akte juridike ndërkombëtare. E drejta e pensionit, e fituar sipas kushteve, kritereve, procedurës dhe aktit (aktvendimit) të caktuar me ligj, bëhet pronë private, personale e individit apo e familjes së caktuar, e garantuar me ligj kombëtar dhe me norma ndërkombëtare, nga e cila e drejtë nuk mund ta privojë askush. Por, përkundër të gjitha garancioneve me kushtetutën dhe me ligjet e vendit dhe aktet juridike ndërkombëtare, pensionistëve shqiptarë në Kosovë u është mohuar kjo e drejtë e tyre, e fituar me punë dhe e blerë me kontribute të paguara për shumë vjet. 

Pas suprimimit me dhunë të autonomisë së Kosovës, Kuvendi i Serbisë i zbatoi masat e dhunshme  në ish-BVI-në e SPI të Kosovës, duke filluar prej 26 nëntor 1990, ndërsa me Ligjin mbi SPI (‘Sl.glasnik RS’,nr.27.1991,dt.9.maj 1991), është suprimuar ajo BVI dhe Fondi i Republikës së Serbisë i ka marrë pasurinë,  inventarin, mjetet, të drejtat dhe obligimet për pagesën e rregullt të pensioneve, me bilancin e gjendjes që fa merrte nga BVI-ja më 1 korrik 1992 (neni 242-243). 

Për shkak të krizës së krijuar nga luftërat në Bosnje e Kroaci, dhe për shkak të sanksioneve ekonomike e financiare të zbatuara ndaj Jugosllavisë-Serbisë, në periudhën 1992-1999, Serbia kishte zvogëluar shumat e pensioneve, por edhe ato të zvogëluara nuk i paguante me rregull. Sipas llogarisë që kanë bërë ekspertët kompetentë të ish-BVI SPI të Kosovës, për shkak të zvogëlimit ose mospagesës së pensioneve në periudhën 1992-1999,  Serbia u kishte mbetur borxh pensionistëve të Kosovës 76.152.935, 94 euro, duke mos llogaritur edhe kamatën.

Ndërkaq, prej fundit të tetorit 1998, Serbia ndërpreu krejtësisht pagesën e pensioneve për shqiptarët në Kosovë, me arsyetimin se, për shkak të luftimeve që po zhvillohen në Kosovë, postierët nuk po mund të depërtojnë për t’ua dërguar pensionet. Por në të njëjtën kohë, nuk kishte probleme me pagesën e rregullt të  pensioneve serbëve e malazezëve në Kosovë. Mospagesën e pensioneve Serbia e ‘arsyetonte’ edhe me faktin se  nuk po mund të vilte kontributet  vijuese. Mirëpo, këtë ‘arsyetim’ e rrëzoi Gjykata Kushtetuese e Serbisë (Vendimi IU-293.2004, dt.29 qershor 2005, dhe IU-275/2009, dt.19 nëntor 2009, duke përcaktuar se: ‘’E drejta e pensionit mund të kufizohet vetëm në bazë të ligjit dhe nuk mund të kushtëzohet as varet prej asaj se a po mund të mblidhen kontributet vijuese ose jo në territorin e caktuar’’).

Sipas të gjitha normave e ligjeve të Serbisë, por edhe sipas statusit të Kosovës nën regjimin e KB (Rezoluta 1244),- Serbia është dashur t’ua paguajë pensionet pensionistëve të Kosovës deri  në funt të muajit shkurt 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe u bë shtet i pavarur, e më pastaj me marrëveshje ndërshtetërore të rregullojë pensionet e qytetarëve të fituara në njërin dhe në shtetin tjetër, siç e ka bërë me republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg, me një aktgjykim të saj  (nr.31925/08, dt.17 prill 2012, në rastin e çiftit Grudiq nga Mitrovica, ka konstatuar e vërtetuar  se me ndërprerjen e pensioneve pensionistëve të Kosovës në vitin 1999,  janë shkelur ligjet relevante dhe neni 1 i Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Me të njëjtin aktgjykim Gjykata e ka urdhëruar shtetin e Serbisë që në afat prej gjashtë muajve prej ditës kur aktgjykimi të jetë  bërë  i plotfuqishëm, të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e  ligjeve relevante për pagesën e pensioneve dhe prestacioneve tjera pensionistëve të Kosovës, të cilëve u është ndërprerë  pagesa e pensioneve prej vitit 1999. Me kërkesën e Qeverisë së Serbisë, ky afat gjyqësor është shty edhe për gjashtë muaj tjerë, që i bie deri më 24 shtator 2013. 

Qeveria e Serbisë ishte alarmuar nga Atkgjykimi i Gjykatës së Strasburgut, prandaj kishte formuar grupin punues, për të vërtetuar shumën e borxhit që ka ndaj pensionistëve të Kosovës dhe mënyrën e shlyerjes së borxhit.

Fondi Pensional   kishte njoftuar Qeverinë e Serbisë se   borxhi ndaj pensionistëve të Kosovës, deri në prill të vitit 2012, kishte arritur shumën e përgjithshme 1.050.468.312 euro. Edhe Ministria e Financave e Serbisë kishte llogaritur se borxhi ndaj pensionistëve të Kosovës ka arritur shumën 1.050.468.312 euro. As në shifrën e Fondit, as në atë të Ministrisë së Financave, që janë të afërta, nuk shihet se në ato shuma e kanë llogaritur edhe kamatën, si dhe prestancionet tjera të papaguara, e edhe dëmin jomaterial, të cilin Gjykata e Strasburgut e kishte caktuar nga 7000 euro për person (në rastin Grudiq). 

Të alarmuar nga këto shifra, organet zyrtare të Serbisë, në rend të parë Fondi PIO, bëri manevrime admministrative, me një shpallje që pensionistët e Kosovës të paraqesin kërkesat, me një varg dokumentesh,  për të realizuar të drejtën e pensionit, gjë e cila ishte e parealizueshme në labirinthet e administratës së korruptuar serbe.

Prandaj, Lidhja e Pensionistëve e Kosovës, edhe përmes linjes ministrore të MPMS, edhe drejtëpëdrejt përmes Fondit Pensional dhe Invaldior të Serbisë, por edhe përmes Grupit negociator në negociatat (teknike, të shndërruara në aso politike!) me Serbinë, e me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, ka kërkuar dhe insistuar që çështja e borxhit të Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës të zgjidhet në mënyrë të përgjithshme, e jo individualisht. Por, kjo çështje nuk u shtrua kurrë në tavolinën e bisedimeve, ndonëse ekzistonte aduti i fortë në Aktgjykimin e Gjykatës së Strasburgut për zgjidhje të favorshme të kësaj çështje të ndjeshme, po të ekzistonte vullneti i palës kosovare dhe i faktorit ndërkombëtar. 

Duke i imponuar palës kosovare tema më të rënda politike, nuk dihet nëse borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës – u fal, apo u harrua?!

Kjo nuk e abolon Organizatën e Pensionistëve që të ndërmerr veprime për ta ngritur këtë çështje, as nuk i abolon qeveritë e Kosovës, njenën pas tjetrës, prej vitit 2008 e këndej,  të cilat, jo se vetëm e meglizhuan këtë çështje, por edhe vet i  diskriminuan  pensionistët kontributpagues, duke ua mohuar vjetët e stazhit të punës, kontributet e paguara dhe të drejtën e pensionit sipas kontributit, sikur që ua mohuan edhe të drejtën e pjesëmarrjes në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …