Adis Ahmetoviq: Loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme

Adis Ahmetoviq: Loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme

Deputeti Gjermanisë, Adis Ahmetoviq, i cili është edhe kryetar i Nënkomitetit për Politikë Ndërkombëtare të Klimës dhe Energjisë, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e destabilizimit në Evropë. Në një deklaratë për shtyp, ka theksuar se loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor po sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme. Mobilizimi ushtarak i forcave serbe në kufirin verior të Kosovës dhe deklarata e presidentit të “Republika Srpska-s”, Millorad Dodik, për shkëputje, janë sulme të qarta ndaj Evropës liberale demokratike. Këto veprime synojnë të shtyjnë kufijtë dhe kështu të shkaktojnë konflikte të mëtejshme në Evropë. Ahmetoviq është shprehur se është evidente që ka lidhje të ngushta mes agresionit rus në Ukrainë dhe konflikteve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, por për këtë nuk janë të vetëdijshëm të gjithë në Komisionin e BE-së. Ai është i mendimit se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfrytëzuar situatën për të krijuar paqartësi dhe tensione në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me luftën në Ukrianë, Putini e ka kapërcyer portën e parë të sulmit në Evropën Lindore. Me këtë përpjekje të njëkohshme për të ringjallur konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor, siç po ndodh aktualisht në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, Perëndimi po vihet përballë një prove të mëtejshme, së cilës ne duhet t’i kundërvihemi me çdo vendosmëri. (Dojçe Vele)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …