Admirali, Rob Bauer: Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë thellë brenda Rusisë

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali, Rob Bauer ka thënë se Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë thellë brenda Rusisë. “Në bazë të Kartës të OKB-së dhe në bazë të ligjit për konflikt të armatosur, nëse sulmoheni nga një shtet, ju keni të drejtë ta mbroni veten. Kjo mbrojtje nuk ndalon në kufijtë tuaj. Juve ju lejohet që të sulmoni armikun në territorin e tij” ,a theksuar admirali, Rob Bauer. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, admirali Rob Bauer i ka thënë se heqja e kufizimit Ukrainës lidhur me sulmin brenda territorit të thellë të Rusisë nuk është çështje që NATO-ja po e diskuton, por sipas mendimit të tij, si udhëheqës ushtarak, përgjigja do të ishte po.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …