leoni

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ i prezanton sukseset në Amadeus IT Conference 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ i prezanton sukseset në Amadeus IT Conference 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ishte ftuar nga Amadeus që të prezantojë sukseset e kompanisë në procesin e privatizimit deri të rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen. Prezantimi i ANP ‘Adem Jashari’ ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temën “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”. Këto suksese u shpalosen para shumë përfaqesuesve të lartë të fushës se aviacionit nëpër botë duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur në fokus rritjen e kualitetit të sherbimeve ndaj klienteve. Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynhenit mes tjerash tha: ” Lëvizja në platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne që të ngrisim nivelin e kënaqshmerisë dhe eksperiencës se udhëtarëve në baza ditore. Për me shumë duke kaluar në Altea BRS (sistemi i pranimit të bagazhëve) ne jemi bërë si njeri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombetar i Transportit Ajror.” Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të këtë rritje të numrit të udhëtarëve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numër udhëtaresh dhe 13.09% në numër fluturimesh.

Kontrolloni gjithashtu

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ass.Dr. Shpëtim Robaj

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim  të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të …