KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos që në rezultatet përfundimtare të pranohen edhe votat e Runikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme me 6 vota pro dhe 3 abstenime ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në fshatin Runik të Skenderajt. Burim Ahmetaj, koordinatori në QNR gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së, theksoi se këto fletëvotimet duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare. Ai tha se në dy rekomandimet nuk cenohet renditja e subjekteve politike dhe nuk ka efekt në numrin e kandidatëve të këtyre subjekteve. KQZ ka shqyrtuar vetëm këtë pikë të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …