Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, skena politike në vend vazhdon të mbetet në vendnumëro, pa asnjë lëvizje konkrete drejt një zgjidhjeje. Pavarësisht deklaratave të përsëritura, kryeministri Albin Kurti ende nuk ka ndërmarrë hapin minimal – ftesën për liderët opozitarë – duke e zvarritur procesin me arsyetimin e “konsultimeve të brendshme”, të cilat, sipas tij, nuk ka pasur kohë t’i zhvillojë. Ndërkohë, vendi përballet me një situatë gjithnjë e më të rrezikshme politike: nëse nuk arrihet shumica prej së paku 80 votash për zgjedhjen e presidentit, Kosova rrezikon të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja, duke thelluar krizën institucionale. Nga ana tjetër, Albulena Haxhiu bën thirrje për “vullnet politik” dhe konstruktivitet, por këto deklarata bien në kontrast me mungesën e iniciativës konkrete nga shumica parlamentare që ajo përfaqëson. Situata bëhet edhe më e tensionuar me afrimin e fundit të mandatit të Vjosa Osmani më 5 prill, ku në mungesë të një presidenti të ri, ushtrimin e detyrës do ta marrë pikërisht Haxhiu. Në vend të konsensusit, qytetarët po shohin një klasë politike të përçarë, pa urgjencë dhe pa përgjegjësi,  ndërkohë që ora kushtetuese po numëron mbrapsht.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet vendimi për tarifa, qytetarët përballë goditjes së radhës ekonomike

Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për një muaj, …