Afër 4 mijë punëkërkues pritet të punësohen me lansimin e projektit “Panairi i Punës 2018”

Për të katërtin vit me radhë, në Prishtinë është mbajtur Panairi i Punës 2018 i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Në këtë edicion të Panairit të Punës, prezentë kanë qenë më shumë se 150 kompani dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare të cilat së bashku kanë hapur rreth 4 mijë vende të lira pune apo punë praktike me mundësi vazhdimi. Hapjen e këtij eventi e ka bërë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ku falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizimin e këtij panairi dhe vlerësoi se ky panair është një hap i mirë për punëkërkuesit kosovarë. Mes tjerash, ministri Reçica, projektet e tilla i vlerësoj si mekanizmat më të mirë që ofrojnë vënien e kontakteve dhe rrjetëzimin në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. “Ajo që na ka bashkuar sot është përkushtimi që t’ju ofrojmë mundësinë punëkërkuesve në vënien e kontakteve, përkatësisht rrjetëzimin e mundësisë së aftësimit profesional dhe punësimit në mes punëdhënësve dhe punëmarrësve” , ka thënë ministri Reçica. Falënderim të veçantë, ministri Reçica i bëri diasporës kosovare e cila sipas tij ka ndihmuar shumë në gjetjen e mundësisë së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe bizneseve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në vendet siç i përmendi me theks të veçantë Austrinë, Zvicrën dhe Gjermaninë. “Në këtë vit kemi kompani nga vendet si Austria, Zvicra, Gjermani dhe kjo tregon më së miri bashkëpunimin e mirë që ne si Kosovë i kemi me këto vende”, shtoi ministri Reçica. Ndërkaq Drejtori Bernhard Braune nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) Divizioni për Kthim dhe Riintegrim tha se ky panair është mundësi e mirë për ata punëkërkues që dëshirojnë të gjejnë një vend të lirë pune dhe njëkohësisht ka apeluar tek të rinjtë që ta vizitojnë këtë panair dhe ti shohin mundësitë e shërbimeve që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse. Në fund u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes : ministritë të MPMS-së Skender Reçica, Bekim Statovci- Drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani dhe Drejtorit të GIZ-it për Kosovën dhe Maqedoninë David Oberhuber ku përmes kësaj marrëveshje do të ofrohen mundësi duale për aftësim profesional për ata të rinjë që synojn të kenë një aftësim profesional në Gjermani dhe pas 3 vitesh me ato aftësime dhe praktika që do marrin në shtetin gjerman të kthehen në Kosovë. Ministri i MPMS-së Skender Reçica si nënshkrues i kësaj marrëveshje bëri të ditur se në marrëveshje është e precizuar edhe punësimi sezonal në Gjermani me ato biznese që janë anëtare të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ndërkaq Drejtori i GIZ z. David Oberhuber, tha se në gusht të këtij viti do fillon dërgimi në Gjermani i personave që do të ndjekin aftësime të ndryshme profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …