Afër stadiumit të qytetit ,,Ruzhdi Ramosaj’’ në Deçan, qytetar të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturina

Afër stadiumit të qytetit ,,Ruzhdi Ramosaj’’ në Deçan, ka kohë që qytetar të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturina ku dhe krijojnë një imazh të keq. Në mënyrë vullnetare profesorët bashkë më nxënësit e shkollës së futbollit ,,Ardhmëria’’ në Deçan, kanë bërë largimin e mbeturinave në këtë pjesë të bukur afër stadiumit, duke i lutur qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur hedhin mbeturina, ta ruajmë ambientin dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Vlen të ceket se N.P.L ,,Higjiena’’ në Deçan, çdo ditë bën largimin e mbeturinave nga qyteti, ndërsa 4 herë në muaj nga të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit. Bëni kujdes. Të gjithë së bashku për Deçanin Ekologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …