Hashim Thaci

Hashim Thaçi: Mirosllav Llajçak duhet ta dijë që Kosova është shtet i pavarur

Duke folur për vizitën që nesër do t’i bëjë Kosovës, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kryetari, Hashim  Thaçi ka nënvizuar se Llajçak  duhet ta dijë që Kosova është shtet i pavarur.  “Nuk jam i informuar për agjendën e Lajçakut në Kosovë. Ai duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është dështim i tij dhe BE-së në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim të vizave dhe jo për fjalë”, ka thënë Thaçi. Thaçi foli edhe për atë se kush do të udhëheqë me dialogun me Serbinë, duke shtuar se kjo është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës. “Duhet të koordinohemi dhe të jemi të bashkuar për të treguar atë që duam në dialogun me Serbinë, njohjen reciproke. Kompetencat për procesin e dialogut janë të qartësuara me Kushtetutë. Do të jemi krah për krah me njëri-tjetrin në procesin e dialogut. Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, por bashkë përballë Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …