Afrim Bekteshi: 1 miliard e 500 mijë euro derdhen çdo vit nga Diaspora në Kosovë e ne bëjmë krejt pak për ta

Afrim Bekteshi: 1 miliard e 500 mijë euro derdhen çdo vit nga Diaspora në Kosovë e ne bëjmë krejt pak për ta

Zëvendës ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, në një intervistë për “Televizionin Dielli”, ka potencuar faktin se ministria  është duke e hartuar plani i ri strategjik për periudhën 2019-2024. Kemi ngecje në realizimin e objektivave tona, ngase ne operojmë me një buxhet tejet të ulët dhe  kjo është e dhimbshme sepse  nga viti 2013 e deri tani buxheti është i njëjtë. Ministria jonë është urë lidhëse me Diasporën, andaj kjo gjendje është paradoksale. Sipas tij projektet deri tani veç sa  kanë filluar,  por asnjë nuk janë finalizuar. Projektet konkurruese sivjet janë seleksionuar, por në mungesë  të buxhetit, edhe pse shumica syresh kanë qenë projekte me prioritet dhe është dashur të realizohen, por nuk janë realizuar. Ne si kabinet i ri me rishikim të buxhetit do të kërkojmë edhe rritjen e tij, sepse Diaspora nuk duhet lënë anash në asnjë moment.  1 miliard e 500 mijë euro derdhen  në Kosovë nga Diaspora e ne nuk arrijmë të bëjmë gati asgjë. Kjo nuk është fare e drejtë,  ka thënë mes tjerash në intervistën e tij për TV-Dielli, zëvendës -ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …