Ferid Agani

Agani: Në vitin 2016 konstruksioni financiar për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë i përmbyllur

Në një intervistë për Radion Kosova e Lirë  ministri, Ferid Agani ka deklaruar se MMPH është një prej ministrive e cila ka hartuar një listë me projektet me  prioritet. Në këtë listë projekti për Impiantin e ujërave të zeza për kryeqytetin është me prioritet. Ekziston studimi i fizibilitetit për këtë qëllim. Ka interesim të donatorëve për të ndihmuar këtë projekt Banka Gjermane për zhvillim, po ashtu edhe qeveria franceze është në një fazë të avancuar të miratimit të një huaje   afatgjate, të ashtuquajtur hua e butë në vlerë rreth 63 milionë euro, për ndërtimin e një fabrike të ujërave të zeza. Pastaj parashihet ndërtimi i dy fabrikave për kolektorët. Ky projekt kap shumën rreth 98 milion euro. Jemi në fazën preliminare, ne me dy qeveritë franceze dhe gjermane e  në bashkëpunim me MZHE-në dhe MF, të gjejmë modalitetet e përshtatshme. Po shpresoj   në vitin 2016, konstruksioni financiar për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë i përmbyllur, ka thënë mes tjerash në intervistën e tij ministri, Ferid Agani.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …