Brickos

Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka paraqitur fjalën e tij në seancën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Sot në seancën gjyqësore, para Prokurorisë ka paraqitur fjalën e tij, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e 28 qershorit e vitit 2012, kur është sulmuar nga Rexhep Selimi, Visar Ymeri dhe truproja e Florin Krasniqit, Besart Bujupi. Haxhiu ka treguar se, pasi ka marrë goditje në anën e majtë të mjekrës nga Rexhep Selimi, i është kundërpërgjigjur. E pas kësaj Haxhiu ka deklaruar të jetë sulmuar nga mbrapa prej Besart Bujupit, truprojës së Florin Krasniqit. Haxhiu ka treguar se pas sulmit të Bujupit iu kanë sulur edhe Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, sulmin e deputetëve të Vetëvendosje!-s e ka quajtur si tentimvrasje. Haxhiu edhe një herë ka përmendur në gjykatë se kjo nuk është asgjë personale me Selimin, apo ndonjë deputet tjetër, prandaj ua kishte lënë organeve të drejtësisë të vendosin. Ai ka deklaruar se është e 16-ta herë që paraqitet në gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …