Brickos

Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja: Libri i ndaluar, pjesë e strategjisë antishqiptare të Beogradit

Libri shqip tutje për Serbinë mbetet arma më tronditëse. Prandaj tutje konsiderohet i ndaluar. Ndërkaq përpjekjet e Beogradit që, përmes ndalimit të librit të ecet tutje me politikat e spastrimit etnik, janë pjesë e strategjisë së kultivuar serbe që nga Garashanini.

Lajmi se pas plot gjashtë muajsh bllokimi në terminalin doganor në Preshevë, më se një qind mijë ekzemplarë libra dedikuar nxënësve shqiptarë të Luginës, si  dhuratë nga MASHT-it, janë kthyer sot në Kosovë, ishte sa i pritshëm, aq edhe tronditës.

Librat, siç u potencua nga RTK-ja, janë kthyer, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, meqë autoritetet serbe nuk lejuan që ato të shfrytëzoheshin nga nxënësit shqiptarë atje.

Sipas informacioneve që i bën publike televizionet tona dhe mediat e shkruara ndërkohë, nga nëntë shtatori i vitit të kaluar,  Ministria e Arsimit, është obliguar të paguaj autoriteteve serbe shumë të madhe parash (430 euro në ditë) për këta dy kamionë me libra.

Pamjet nga Konçuli, ku shprehej një lloj proteste legjitime nga nxënësit shqiptarë dhe prindërit e tyre të demoralizuar, ishin tejet prekëse. Libri shqip tutje për Serbinë mbetet arma më tronditëse. Prandaj ajo ua heq atë nga dora nxënësve shqiptarë. Ndërkaq përpjekjet e Beogradit që, përmes ndalimit të librit të ecet tutje me politikat e spastrimit etnik, janë pjesë e strategjisë së kultivuar serbe që nga Garashanini. Fatkeqësia është se, këtë strategji, në vend se ta luftojnë ashtu si e kërkojnë aktet politike të Brukselit, qarqe të veçanta pro serbe duket se e kanë tumirë! Në këto rrethana,  qeveritë e dy Republikave Shqiptare, asaj të Shqipërisë deh Kosovës, ende heshtin, nuk ngrenë zërin protestues që meriton kjo çështje.

Vetëm për një çast le të supozojmë se diçka e tillë do të ndodhte me tekstet e nxënësve serb në Kosovë, si do ët sillej Beogradi. Brenda njëzetë e katër orëve Beogradi do të thërriste mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Diplomacia shqiptare, para së gjithash ekipi i zonjës Edita Tahiri, e katapultuar jo rastësisht në krye të të ashtuquajturit ekip teknik të delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuara dhe lehtësuara nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, këtë fakt, e ka heshtur!

Delegacioni i Kosovës në këto bisedime, duke marrë në konsideratë këtë gjendje të rëndë, do të duhej t’i rikthehej argumenteve të fuqishme që i garantojnë aktet juridiko-ndërkombëtare që marrin në mbrojtje popullsitë etnike autoktone, siç është rasti me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të rikujtojmë faktin se Karta për të Drejtat Fondamentale të Kopenhagës për të Drejtat e Njeriut, por edhe një një varg dokumentesh tjera që rregullojnë çështjen e minoriteteve, do të duhej të shfrytëzoheshin si armë e fuqishme në mbrojtje të interesave politike, ekonomike e sociale (ku hynë edhe e drejta për arsim në gjuhën amtare), të shqiptarëve në Luginë, ashtu si veprohet me minoritetet gjithandej në Evropë.

Të kujtojmë faktin se me këtë akt, Serbia ka cenuar rënd nenin  22 të Kartës Evropiane të të Drejtave Fondamentale të Njeriut, meqë kështu, duke ua mohuar të drejtën për shfrytëzim të literaturës në gjuhën e vetë nxënësve shqiptarë, ka cenuar diversitetin kulturor dhe atë gjuhësor, që garanton ky dokument, i obligueshëm edhe për Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …