Agim Çeku: Kosova ka dalë fituese kur politika ka treguar unitet e pjekuri rreth temave të mëdha

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agim Çeku ka shkruar se Kosova ka dalë fituese kur politika ka treguar unitet e pjekuri rreth temave të mëdha. Ai ka përkujtuar se se kështu ka ndodhur në procesin e Rambujes, e cila e solli NATO-n në Kosovë dhe në procesin Ahtisaari – Procesin e Vjenës, i cili solli pavarësinë e vendit tonë. “Edhe procesi i përmbylljes së kapitullit të fundit me Serbinë, që duhet të rezultojë me njohje reciproke, nuk mund të bëhet pa bashkëveprimin e politikës kosovare dhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka porositur kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agim Çeku. Ai gjatë kohës së luftës çlirimtare, ishte komandant i Shtabit tç Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa pas luftës, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës për të vazhduar më tutje me detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ozkan Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash ka thënë se ka dy vite që NATO …