epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti e ka vazhduar fushatën me premtime të shumta

Kandidati i partisë Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti e ka vazhduar fushatën me premtime të shumta. Para anëtarëve të kësaj partie në Ferizaj, ai ka premtuar ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, spital, teatër, stadium, Qendër Multifunksionale, çerdhe shkolla dhe shumë projekte tjera. Ai ka vazhduar të premton projekte edhe më të mëdha. Kandidati i partisë Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti theksoi se projektet strategjike përfshijnë fillimin e ndërtimit të hekurudhës Prizren–Ferizaj deri drejt Bujanocit, ndarjen e 1 miliard eurove për prodhim dhe industri, si dhe investimin e 500 milionë eurove për Brezovicën, investime këto që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në punësim dhe zhvillim ekonomik edhe për Ferizajn.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …