Agim Musliu: Qeveria e Serbisë po vazhdon të financoj grupe terroriste në Kosovë

Njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Qeveria e Serbisë po vazhdon të financoj grupe terroriste në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se Beogradi zyrtar po e bënë këtë përmes të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”. Kjo “zyrë” ka ndarë subvencione për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë, por në mesin e përfituesve janë identifikuar më shumë se dhjetë individë që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka saktësuar njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu. “Kjo dëshmon qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon të financojë grupe terroriste dhe individë të përfshirë në veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në vend dhe më gjerë në rajon” ka theksuar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …