leoni

Agim Sadri Dervishi (16.6.1960 – 30.4.1999)

Agim Sadri Dervishi (16.6.1960 – 30.4.1999)

Agim Sadri Dervishi u lind më 16 qershor të vitit 1960.  Shkollën Fillore e Kreu ne Dritan, ish-Dobroshevc, ndërsa shkollën e mesme teknike “Leonik Tomeu” e kreu në Drenas, (ish-Gllogoc). Edhe pse  teknik i xehtarisë nuk pati mundësi ta Vazhdojë studime sado që pati shumë dëshirë.

Ishte  djali i parë në familje. Në vitin 1984 zë punë  në shkritoren e Ferronikelit,  në Drenas.  Ka marrë pjesë në organizimin e demonstratave në vitet 1989-1990. Ka qene edhe pjesëmarrës i grevës ne Ferronikel dhe përkrahës  i grevës së minatorëve të  Trepçës.

Kontaktet e tij të para në  ilegalitet datojnë  qysh në vitin 1992 kur njihet me veprimtarin, më vonë komandantin e luftës së UÇK-së në këto anë, Ilaz Kodra me të cilin  e lidhte edhe miqësia familjare. Djali i axhës  së Agimit, Zena  kishte bashkëshorte Hallën e komandantit,  Ajmanen.

Pas rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të Prekazit më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, Agim Dërvishi iu bashkohet radhëve  të luftëtarëve të lirisë, në fshatin Krajkovë, në Piken “Guri 3”. Meritor për kyçjen e tij në luftë  ishte shoku i tij i ngushtë Sokol Elshani, pastaj edhe bashkëluftëtarët,  Gani Elshani dhe Imer Gashi nga Carrallka e Malishevës, të tre dëshmorë të kombit.

Agimi, me rastin e kyçjes në UÇK kishte armën e tij, të cilën e kishte trashëguar nga i ati,  Sadriu  i mbijetuar i Masakrës së  Tivarit të prillit të vitit 1945.  Arma  ishte italiane, një lloj pushke e përhapur në Luftën e Dytë Botërore. Fillimisht ishte stërvitur në Likovc, pastaj në  Abri e më vonë edhe në Shkabaj ish- Gllanasellë.  Pasi në fundin e majit policia dhe ushtria serbe kishte hyrë  ne Ferronikel, asokohe u  formuan pikat në Çikatovë dhe Shkabaj, Agimi kthehet në Çikatovë dhe sistemohet në njësitin  “Shkaba 1” formacione këto të cilat më vonë, me rastin e ristrukturimit të UÇK-së, në tetor të vitit 1998 i  bashkohen Brigadës 114 Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës. Asokohe komandanti i shtatë pikave “Shkaba” ishte Fehmi Lladrovci ndërsa komandant i batalionit ishte Sabit Lladrovci.

Bashkëluftëtarët e tij te ngushtë ishin: Ilir Dervishi. Qamil Dervishi, Xhafer Karaxha Lutfi Karaxha, pastaj Milaim Karaxha e Behxhet Karaxha Sokol Elshani e Gani Elshani i Krajkovës, Imer gashi  nga Caralluka e Malisheves.

Agim Dervishi  mori pjesë në luftimet që ishin zhvilluar asokohe në Grykën e  Llapushnikut, në Gllanasellë, në  Gradicë Çikatovë, në  sulmin kundër Stacionit të Policisë serbe në Drenas dhe në Fabrikën e Rerroniklit.

Ai ka rënë ra dëshmor më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Verboc së bashku me komandantin,  Ilaz Kodra dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, që ishin vendosur në  mbrojtje të popullatës civile e cila ishte strehuar në këto anë të Drenicës.

Fillimisht, bashkëluftëtarët e varrosin në vendin e rënies. Në gusht të vitit 1999  tre muaj pas çlirimit të Kosovës nga regjimi kriminal i Serbisë Agim Dërvishin, bashkëluftëtarët e tij, me nderime ushtarake, e varrosin në Polac të Drenicës ku prehen në përjetësi 56 dëshmorë nga shumë anë të Drenicës e më gjerë

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka shpallur dëshmor. Familja ka marrë mirënjohje nga shoqatat e luftës, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga Brigada 114, Fehmi Lladrovci e Zonës Operative të Drenicës, nga komuna e Drenasit, shkritorja e Ferroniklit e të tjera.  Emri i Agim Dërvishit  gjendet i skalitur  ne pllakën përkujtimore të dëshmorëve ne Drenas, në Memorialin  e dëshmorëve të UÇK-së, në fshatin Marinë, në pllakën e dëshmorëve në Ferronikel. Një rrugë e fshatit Cikatovë mban emrin e dëshmorit Agim Dervishi.

Ai ka qenë i martuar  me Hasimen nga fshati Galicë dhe ka lënë bijtë e bijat: Albertin,  Armendin,  Gazmendin, Sevdien dhe Albrien,  Prindit e Agimit ishin: babai  Sadriu dhe nënë Abidja.  Vëllezërit:  Rizahu,  Florimi dhe Qerkini, si  dhe motra Metija. Të gjithë ndihen krenarë për birin, vëllanë, babanë e bashkëshortin, Agim Dervishi i cili ra për lirinë që po e gëzojmë sot.

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …