Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: Qeveria ka bërë mirë kur i ka mbështetur bizneset, por ka gabuar kur ka ndërprerë mbështetjen e tyre

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka folur rreth debatit publik të krijuar rreth shpërndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria Hoti, si masë mbështetëse për bizneset në kohë pandemie. Ai thotë me pakon e parë të qeverisë, si AKB janë pajtuar që të mbështeten të gjithë punëtorët, pavarësisht nëse janë prekur apo jo nga pandemia. Megjithatë Shahini ka analizuar edhe nëse është dashur të marrin para bizneset e mëdha që kanë përfituar dhe funskionuar gjatë pandemisë. ”Këtu ligji nuk ka mund t’i ndajë ata sepse ajo pako ka qenë për të gjithë bizneset dhe kriter ka qenë punëtori. Kush ka pasur të punësuar më shumë, ka përfituar më shumë.  Kush ka pasur të punësuar, në formë formale. Mendoj që këtu Qeveria ka bërë mirë me mbështetjen në herën e parë, duke iu dhënë të gjithëve, por ka bërë keq që nuk ka vazhduar t’i mbështes edhe më tutje bizneset”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …