Agim Veliu

Agim Veliu: Gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit, LDK do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet

Pas publikimit të një video në rrjetin social ku Albin Kurti i bënë përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës që të dërgoj pesë emra për ministra dhe zëvendeskryeministrin e parë ka reaguar, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ai ka thënë se gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit. “Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga Vetëvensosje, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …