Kryeministri Kurti e fton në takim kryetarin Thaçi për bashkërendim të veprimeve në politikën e jashtme

Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit, Hashim Thaçi, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ende nuk ka mandatar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ  kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pas takimit tha se ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike. “Në këtë takim disa minuta, e dëgjova presidentin Thaçi që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes. Kurti folur edhe për ndarjen e posteve ministrore dhe për listën të cilën e ka ofruar. Unë besoj që qytetarët nuk duan ta dinë më kush cilat ministri i mori, por emrat e njerëzve profesionistë, të devotshëm e të ndershëm që do të shërbejnë për popullin që i zgjodhi më 6 tetor. Unë dua që sa më parë të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes, që ta kurorëzojmë marrëveshjen me koalicion siç e ka dashur edhe populli. Për mua takim do të kishim qysh dje e pardje, kemi komunikim.  Kam pritur dhe kam insistuar për takime e marrëveshje, dëshiroj dhe uroj që kjo të ndodhë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …