AKryeministri, Albin Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë

Kurti i bën publik emrat që kjo parti ka përzgjedhur për të drejtuar ministritë, e fton LDK-në që t’i sjell emrat e ministrave

Kandidati për kryeministër të Kosovës njëherë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka bërë publik emrat që kjo parti ka përzgjedhur për të drejtuar ministritë në Qeveritë e re. Kurti ka thënë se Albulena Haxhiu është propozuar për Ministre të Drejtësisë, Blerim Reka për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë dhe Arben Vitia për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit. Ndërsa Besnik Bislimi për Ministër të Financave dhe Transfereve e Rozeta Hajdari për Ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë. Kurti ka kërkuar nga LDK të sjellë emrat e 6 ministrave ndërsa ai do të publikoj edhe emrat e ministrave të pakicave.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …