Limak Kosovo
Fillimi / Opinione / Agim Vuniqi: Liberalizmi dhe “fake” politikanët
Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Liberalizmi dhe “fake” politikanët

Çdo “muhabet” që lidhet për liberalizimin e vizave është një fabul stereotipe, e stër-përsëritur, kanë gjetur mënyrën si të “rrejnë” popullin, e çka i ka penguar deri më tash të ndërmarrin hapa tjerë bilateral ndërshtetërorë me shtetet qe e kanë njohur Kosovën, kjo nuk i pengon, apo jo! Nëse presin liberalizimin atëherë të rinjve do t’u bie leshi i mjekrës… Duhet të përgjigjet dikush në këtë vend pse u rrejtën qytetarët sa e sa vjet se liberalizmi veç sa s’ka hy në fuqi, në anën tjetër qytetarëve po iu zgjatën veshët, a ka me “rrejt” ashiqare a, qysh mos me iu thanë “rrenacak”, dhe si me iu besua rrenacakeve?

Pse u dashtë të fillojnë bisedimet me Serbinë menjëherë pas opinionit këshillëdhënës te GJND-se. Akoma nuk e kam të qartë se sa materializuan politikisht deri me sot këtë opinion, ai po thuajse u shkri politikisht me fusnotën, dhe me marrëveshje kontraverze, cdo gjë që po thuhet se është në harmoni me Kushtetutën e Republikës “Autonome” të Kosovës (e them këtë sepse shpesh dëgjoj të njëjtat fjalë të ripërtypura të pranimit nga Serbia, pastaj “yrysh” në BE, në NATO, në OKB, e ku me dijtë ku tjetër) e Serbia nuk lëvizi, asnjë pikë, as presje nga preambulla e saj, që Kosovën e konsideron territor të saj, të gjitha këto marrëveshje po ndodhin nën hijen e asaj preambulle, më vonë edhe po të pranojë Kosovën nuk ka ndonjë rëndësi, sepse e bënë jo funksionale dhe të paaftë për qeverisje, sepse konstitucionalisht Serbia do të mbetet brenda…

Një krahasim në dukje banal me gamën e Republikës së tashme dhe KSAK, përbrenda saj ka pasur ingirenca pakrahuesmërisht më të mëdha “shteterore” sesa ka sot Kosova e Thaçit, edhe sistemi ekonomik, ai gjyqësorë, policor, ekzekutiv, pronësorë etj., ka qenë shumë më funksional dhe më i favorshëm konstitucionalisht, ndërsa në raport me botën është më i pranueshëm, edhepse si e pavarur nuk ka ndonjë ndikim politik në rajon. është më i favorshëm. Fuqizimi i tashëm i neutarlitetit të saj ka dëshmuar dobësinë konstitucionale në raport me botën, kështu si po shkojnë punët do t’i prehen krahët kësaj “pavarësie”, falë gafeve të politikës Thaçiane. Nuk eshte shume e rendesishme fasada sa eshte themeli…! Zoti e di edhe sa kompromise të dhimbshme do të bëhen në favor të Serbisë deri te anëtarësimi i saj në strukturat e BE-së. Kosova është vetëm tampon zonë me të cilën i ngreh spagat BE-ja, jo për ndonjë interesim të shtuar për Kosoven, e cila fatkeqësisht dështoi në të gjitha fushat… Kosova eshte dashur ta kete nje qeveri teknokratësh, jo dështakesh, të kishte në radhët e saj njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe ekspert, jurist të drejtës ndërkombetare, sepse përveq arritjes shkencore duhet edhe eksperienca në këtë fushë, shumë shtete edhe më prestigjioze “blejnë” ekspert me renome me ekspertizë ndërkombëtare…, ndërsa të tillë ka në diasporë dhe brenda në Kosovë, por bunkerizmi partiak: nepotizmi, korrupsioni, kanë sjellë vendin para bankrotit politik dhe diplomatik.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Ylber Aliu: Humanizimi versus i kriminalizimit të luftës së UÇK-së

Behlul Hashani është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Behluli, është polic pa gradë dhe pa ...