Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Serbia ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 km. larg kufirit me Kosovën

Përmes një komunikate  për opinion  Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet Terminali doganor në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth dyzet kilometra nga Presheva. E tëra kjo gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin  e këtij institucioni në Preshevë. Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë. Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa Banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganorë. Në rrethana të tilla Presheva nga një qendër po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë, e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit e çështjeve ekonomike.

Duket se Serbia, ose do t i heqë tërësisht kompetencat kësaj komune shqiptare, ose  po merr hapa për të hequr dorë nga Kosova Lindore, përderisa vetë tërheq pikën doganore në kufi me Shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …