Agjencia Anadolu, bën të ditur se është arritur Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit

Agjencia Anadolu, bën të ditur se është arritur  Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Katari, një nga vendet ndërmjetësuese,  njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit që përbëhet nga 3 faza, do të lirohen 33 pengje izraelite. Marrëveshja krahas mbërritjes së ndihmës humanitare për Rripin e Gazës në mënyrë gjithëpërfshirëse, përfshin edhe rikthimin në territoret e tyre për palestinezët e zhvendosur. Detajet e fazës së dytë dhe të tretë do të shpallen sapo të përfundojë faza e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …