Agjencia e Statistikave

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk mund të fillojë regjistrimin e popullsisë më 1 nëntor sikur ishte paraparë

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë arsyet përse kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sërish të shtyhet regjistrimi i popullsisë për vitin tjetër. Zëvëndëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha thekson se vonesa e procedurave të prokurimit për blerjen e tabletëve, mosrekrutimi i regjistruesve dhe mbikëqyrësve dhe mundësia e bojkotit të regjistrimit nga komuniteti serb në pjesën veriore të vendit, janë disa nga sfidat që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk mund të fillojë regjistrimin e popullsisë më 1 nëntor siç ishte paraparë. Përveç kësaj shqetësuese mbete edhe mungesa e aplikantëve për pozitat e mbikëqyrësve në procesin e regjistrimit të popullsisë. Përkundër që ishte shtyrë ky proces për dy muaj, ky institucion ka bërë kërkesë tek Qeveria e Kosovës që të shtyhet sërish afati. Berisha ka fajësuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për vonesën e hapjes së konkursit për regjistrues dhe mbikëqyrës. Zëvendës kryeshefi Berisha në një intervistë për KosovaPress derisa ka renditur faktorët që kanë ndikuar t shtyhet ky proces, thotë se janë në pritje të vendimit nga Qeveria për propozimin e dhënë për shtyrje.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …