Agjencia Kadastrale e Kosovës, takim me Zyrat Kadastrale Komunale

Agjencia Kadastrale e Kosovës, takim me Zyrat Kadastrale Komunale

( Tema: Prezantim i projekteve, identifikim i sfidave)

Agjencia Kadastrale e Kosovës, autoritet qendror për kadastër, hartografi dhe infrastrukturë të të dhënave gjeohapësinore si dhe autoritet përgjegjës për mirëmbajtjen e bazës së centralizuar të të dhënave kadastrale dhe regjistrave pronësorë ka mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune me përfaqësues të autoriteteve lokale përgjegjëse për kadastër, Zyrave Kadastrale Komunale. Qëllimi i takimit është informimi i ndërsjellë rreth projekteve që po implementohen nga institucionet rrespektive në fushën e kadastrës, identifikimi i fushave të interesit të përbashkët ku ky bashkëpunim do të mund të ngritej, monitorimi i rrespektimit të udhëzimeve administrative dhe kornizave të punës gjatë kryerjes së punëve kadastrale nga Zyrat Kadastrale Komunale, etj.  Takimi u hap nga Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha i cili bëri një prezantim të përgjithshëm të projekteve kadastrale dhe kornizës ligjore, me theks të veçantë projektet kapitale si Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, pjesa tekstuale dhe grafike e Sistemit të Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, Pozicionimi Satelitor i Kosovës, Infrastruktura e të Dhënave Hapësinore, Sistemi i Adresave, Aerofotografimi me dron për nevoja të kadastrës, hartat e reja topografike, etj. Pas hapjes së takimit, ekspertët e AKK-së në detaje prezantuan projektet e sipër përmendura dhe gjatë diskutimeve interaktive u fol rreth sfidave në fushën e administrimit të tokës në përgjithësi dhe projektete kapitale në veçanti. Edhe Zyrat Kadastrale Komunale, të përfaqësuar në nivel Drejtorësh dhe Ekspertësh kadastral,  bënë prezantimin e aktiviteteve të tyre të përdtishme ndërsa në fund të takimit doli rekomandimi që aktivitetet kadastrale të bëhen në përputhje me modelet zyrtare, bashkëpunimi mes institucioneve kadastrale të nivelit qendror dhe lokal të ngrihet, të indetifikohen fushat e bashkëpunimit, të ngritet shkalla e transparencës, krejt kjo me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve kadastrale si për institucionet e Republikës së Kosovës  po ashtu edhe për qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …