KEDS: Ndërprerjet e planifikuara të rrymës për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër rajonet e Kosovës

KEDS: Ndërprerjet e planifikuara të rrymës për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër rajonet e Kosovës

Në rajonin e Prizrenit, më 13.03.2016 në Zhuri do të shkyçet dalja 35kV Dragashi prej orës 12:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kuk, Restelice, Bresane, Kuklibeg, Blaç, Zaplluxhe, Lubovishte, Kukjan, Vranishte, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Krstec, Rapqe, Plave, Buqe, Brezne, Renc, Radeshe, Brod, Baçke, Dikance, Leshtan, Radeshe si dhe Frigofood dhe HC Dikanca. Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të ndërprerësit 35 kV në daljen e Dragashit.

Po në këtë rajon, më 11.03.2016 në Therandë do të shkyçet dalja 10 kV Gjinovci prej orës 09:30 deri 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoci, Gelaca; afariste: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi. Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe i përçuesit ).

Në rajonin e Prishtinës, më 11.03.2016 në Mazgit do të ketë shkyçje totale prej orës 09:30 – 11:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mazgiti, Orlloviqi, Millosheva, Stanovci, Velikareka, Prilluzha, Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci, Graca, Plemetini, Hamidia, Bivolaku, Leshkoshiqi, Siboci, Shipitulla, Grabovci, Gllavotini, Strovci, Zhilivoda, Benquku, Breznica, Barileva, Besia, Lebane, Rimansihta, Prugovci, Lupçi, Obiliqi (një pjesë), RTK, Bakshi, Stacioni i pompimit në Bivolak që furnizohen nga NS 35/10 kV Mazgiti.

Nga Mazgiti do të shkyçet edhe dalja Shkabaj nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti Obiliq (një pjesë ), Subotiqi, Mazgiti (një pjesë), Shkabaj.

Po ashtu edhe dalja 10 kV Mazgiti nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Qyteti, Mazgiti. Dalja 10 kV Lumi i Madh nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Millosheva, Stanovci, Velikareka deh Prilluzha.

 

Dalja 10 kV Llazareva nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: Llazareva, Raskova, Bakshia, Millosheva, Babimoci dhe Graca.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të transformatorit të vjetër 8 MVA me të riun dhe të vendosjes së një transformatori tjetër për nevojat e Ujësjellësit Shkabaj në NS 35/10 kV Mazgit.

Më 11.03.2016 në Drenas do të shkyçet dalja 10 kV Gllobari prej orës 09:30 – 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella dhe Dobrosheci. Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave).

 

Më 11.03.2016 në Badovci do të shkyçet dalja 10 kV Mramor (Slivove) prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mramori, Slivova, Brus, Busi, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci. Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe ndërrimi i përçuesit ).

 

Në rajonin e Pejës më 11.03.2016 në Deçan do të shkyçet dalja 10 kV Juniku prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxha, Prilepi, Rastavica, Baballoqi, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj. Arsyeja e shkyçjes: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe i konzollave), raporton Koha.net.

Në Ferizaj, më 11.03.2016 në Magure do të shkyçet dalja 10 kV Drenica (kodi: 96220771) prej orës 09:30 -16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Fushtica e Naltë, Fushtica e Ulët, Kizharek, Nekoci, Rasinovci, Bainca, Shale, Krojmir, Baincë, Krojmir, Rreze ( Leleqtiq). Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe ndërrimi i përçuesit ).

 

Në rajonin e Gjakovës më 11.03.2016 në Xërxë do të shkyçet dalja 10kV Dejni nga ora 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kësaj kohe do të mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Ratkoci, Denji, Dobidoli, Qifllaku, Polluzha, Kazniku, Guri I kuq, Kramoviku, Rakovina dhe Seperacionet. Arsyeja e shkyçjes: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe konzollave).

Në rajonin e Mitrovicës më 11.03.2016 në Skenderaj do të shkyçet dalja 10 kV Ternavci (ish- fabrika e Plastikës) prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Lagjja “Fabrika e Plastikës”. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit).

Në rajonin e Gjilanit më 11.03.2016 në do të shkyçet dalja 10 kV Velekinca prej orës 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjilan (Zabeli i S. Agës, Mulliri i Arapit, Qenar Qeshme, Q.Qeshme – te Farmat) dhe Velekinca. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …