Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të lartë të Qeverisë sonë se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, drejtues të partive politike serbe në vendin tonë kanë filluar përgaditjet për fushatën parazgjedhore. Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq ka thënë se nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se ashtu si po qëndrojnë aktualisht gjërat, jam krejtësisht i sigurt se zgjedhjet do të mbahen në këto hapësira. Zgjedhjet e vitit 2012 dhe të vitit 2014 po ashtu janë organizuar e mbajtur me përkujdesjen e OSBE-së dhe nuk shoh arsye pse nuk mund të mbahen edhe në vitin 2016. Jam krejtësisht i sigurt se me organizimi të OSBE-së, zgjedhjet do të mbahen edhe në territorin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …