AGK: Ahmet Qeriqi ka lënë gjurmë të thella në informimin dhe dokumentimin e zhvillimeve historike të Kosovës

Asociacioni I Gazetarëve të Kosovës: Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të profesorit Ahmet Qeriqi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Ahmet Qeriqi, një prej themeluesve të Radios Kosova e Lirë dhe një figure të shquar të gazetarisë në vend.

Kontributi i tij i çmuar në fushën e medias, si para ashtu edhe pas luftës, ka lënë gjurmë të thella në informimin dhe dokumentimin e zhvillimeve historike të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e Ahmet Qeriqit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin mediatik, por për mbarë shoqërinë. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …