AGK-ja dënon gjuhën e rrezikshme të Kryeministrit Kurti ndaj mediave

Në mbledhjen e Vetëvendosjes ku u nominua si kryeministër, Albin Kurti ka sulmuar sërish mediat, duke i akuzuar për anësi ndaj Serbisë. Kryeministri deklaroi se mediat nuk fajësojnë Serbinë për agresionet ndaj Kosovës, por qeverinë e tij. Deklaratat e Kurtit janë dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili i ka cilësuar ato si të rrezikshme dhe nxitëse të urrejtjes. Në reagimin e tij, AGK ka theksuar se një gjuhë e tillë e papranueshme rrezikon sigurinë e gazetarëve dhe minon lirinë e medias. Është koha që kryeministri të ndalojë sulmet ndaj mediave dhe të respektojë lirinë e shprehjes, thekson AGK. Kjo thirrje vjen në mbrojtje të një mjedisi të sigurt dhe profesional për gazetarët, që të kryejnë detyrat e tyre pa presion dhe urrejtje nga pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …