Agron Demi nga Atlas Institute ka kritikuar ashpër moskonstitumin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka shkruar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar. “Tash që po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 badihavgjive. Brenda muajit maj janë shpenzu 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. 17 deputetë që vazhdojnë me qenë në Qeveri kanë vendosë me ju përkushtu benefiteve më të majme që ofron ekzekutivi”, ka shkruar në mes tjerash, Agron Demi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
