Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti "Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit" është i pavërtetë dhe tendencioz

Ahmet Grajqevci: Serbia po e mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, BE-ja duhet të rrisë presionin

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet Grajqevci, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta përdorë çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës si instrument politik, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare të ushtrojnë presion më të madh ndaj Beogradit për zbardhjen e fatit të tyre. Grajqevci tha se procesi është neglizhuar jo vetëm nga Serbia, por edhe nga institucionet e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar. Ai theksoi se Serbia di vendndodhjen e personave të zhdukur dhe të varrezave masive, pasi sipas tij, krimet janë kryer në mënyrë të organizuar nga aparati shtetëror serb. “Ne e dimë që njerëzit tanë janë në Serbi, gjallë dhe të vdekur. E dimë se trupat janë zhvendosur për të fshehur gjurmët e krimeve, por nuk e dimë vendndodhjen e tyre përfundimtare. Kush mund ta dijë më mirë se ata që i kryen këto krime?”, u shpreh Grajqevci. Ai vlerësoi se çështja e personave të zhdukur është larguar nga karakteri humanitar dhe është shndërruar në temë politike në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia nuk ka interes që ky problem të zgjidhet, pasi vazhdon ta përdorë për përfitime politike, ndërsa familjarët e personave të zhdukur mbeten skeptikë edhe ndaj funksionalizimit të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Grajqevci kërkoi që Bashkimi Evropian ta kushtëzojë përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian me bashkëpunimin konkret për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …