Avdullah Hoti: Vetëvendosja nuk e ka të domosdoshme LDK-në për qeverinë, partia duhet t’i rikthehet reformës së brendshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë, ndërsa ka mohuar se nisma për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së lidhet me negociata të mundshme me partinë e Albin Kurtit. Hoti tha se pakënaqësitë brenda LDK-së nuk janë të reja, por janë rezultat i humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore dhe i mosrespektimit të standardit të vendosur në vitin 2021, sipas të cilit drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore. “Nëse të gjitha dallimet programore mes forcave politike zhduken vetëm për të ndarë pushtetin, atëherë nuk mbrohet interesi shtetëror”, u shpreh Hoti. Ish-kryeministri kritikoi edhe qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke numëruar, sipas tij, një sërë zhvillimesh politike që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk meriton të vazhdojë drejtimin e ekzekutivit. Duke folur për situatën e brendshme në LDK, Hoti tha se rezultati i zgjedhjeve të fundit duhet të shërbejë si sinjal për reflektim të thellë mbi drejtimin e partisë. Sipas tij, LDK-ja duhet të nisë një proces të gjerë reformues, në përputhje me statutin e saj, duke organizuar zgjedhje demokratike për të gjitha strukturat drejtuese, nga nëndegët deri te kryetari i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …