Isufi

Ahmet Isufi: Kryeministrit Haradinaj, askush nuk i ka kërkuar të japë dorëheqje, për shkak të taksës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi  thotë se kryeministrit Haradinaj, askush nuk i ka kërkuar të japë dorëheqje, për shkak të taksës.  Qeveria le të rrëzohet nga 61 vota me anë të mocionit në Kuvend, nëse dikush mund të arrijë t’i sigurojë ato. Po, atë ditë që opozita mund t i sigurojë 61 vota kushdo, mundet ta kërkojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe normalisht që kur i kanë votat as nuk na pyesin, e kryejnë punën vetë. Ahmet Isufi  pohon se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë. Sa i përket deklarimeve kundërthënëse të partnerëve të koalicionit, ai i sheh si normale përderisa një Qeveri udhëhiqet nga disa parti të ndryshme. Realisht kryeministri, Ramush Haradinaj, po përballet me presione të shumta të cilat vijnë nga faktori ndërkombëtarë por edhe ai vendorë. Taksa e vendosur për mallrat serbe dhe boshnjake, ka ngritur dyshime se ajo mund të bëhet “mollë sherri” për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: S’ka kontakte me Kurtin – PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përjashtuar mundësinë e çdo bashkëpunimi qeverisës …