Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova sa më parë duhet të mbajë zgjedhje në mënyrë që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje në mënyrë që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik, prodhimit e punësimit. Ai u shpreh kategorikisht kundër propozimeve për një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe teknike, duke shtuar se ai nuk udhëhiqet nga parashikimet, por nga parimet. Ne dëshirojmë që të ketë sa më parë për interesin e vendit zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje demokratike nga të cilat do të dalin institucione me legjitimitet të freskët edhe qeveri e re, e cila do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të vendit që koncentrohet në prodhim e punësimi dhe tek drejtësia institucionale dhe gjyqësore, e cila përqendrohet te luftimi i krimit e korrupsionit”, ka thënë Kurti për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …