Ahmet Kryeziu Drejtor vendor në organizatën “Save the Children“ viziton Komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi priti në takim informues Ahmet Kryeziu Drejtor vendor në organizatën “Save the Children “ me bashkëpunëtorë.  Artan Bllaca dhe Emira Pruthi.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme (KZHFH)” i cili ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët e moshave 3-5 vjeç.

Ndërsa kryetari Kuçi ndër të tjera tha se si kryetar i Komunës së Junikut ndjej obligim që të kujdesem për të gjitha çështjet të cilat kanë rendësi jetike për qytetaret dhe për grupmoshën e vogëlusheve 3-5 vjeç të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …