Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Deputetja, Albulenë Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryekuvendarit, Kadri Veseli, për shkak të fyerjeve të deputetëve

Deputetja e  Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit  të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, për shkak të fyerjeve që po u bën deputetëve të Kuvendit. Ajo e ka quajtur të papranueshme sjelljen e kreut të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të, siç u shpreh, fyerjeve të vazhdueshme. Për ne është e papranueshme që Kadri Veseli të jetë kryetar i Kuvendit dhe u bë shumë gjatë që ai në krye të foltores shan deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ky njeri duhet të tërhiqet dhe nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit dhe nuk mund ta durojmë një njeri që në vazhdimësi na fyen”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në byfenë e Kuvendit të Kosovës, ka dëgjuar një bashkëbisedim në mes të ish-dy deputetëve të LV-së, Dardan Molliqajt e Ilir Dedës, të cilët po komentonin zhvillimet e sotme në Kuvend. Ajo ka treguar se Ilir Deda i ka thënë Molliqajt që po të ishte në vend të Kadri Veselit do t’i nxirrte zhag deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje  nga Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …