Ahmet Qeriqi: Edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, anashkalohet Halil Patrona, kryengritësi më i madh dhe më i njohur gjatë tërë kohë së Perandorisë Osmane

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, institucionet arsimore e kulturore të Shqipërisë, por edhe të Kosovës e Maqedonisë nuk u kujtuan për kryengritësin më të njohur të Perandorisë Osmane, Halil Patrona një figurë madhështore e shekullit 18-të, i njohur në tërë botën, por gjithnjë i anashkaluar nga studiuesit dhe historianët shqiptarë. Mbetja jashtë teksteve të historisë e “Spartakut” të kohës së Perandorisë Osmane, është jo vetëm papërgjegjësi e pafalshme për institucionet tona arsimore e kulturore, por tregon edhe nivelin poltron të këtyre zyrtarëve ndaj kërkesave të Turqisë për ta rishikuar historinë shqiptare të kohës së Perandorisë.

Për Halil Patronen janë shkruar vepra, romane, novela, monografi në Turqi, në Hungari, në Francë  dhe në shumë vende të botës. Janë shfaqur sa e sa filma, ndërsa aktualisht në Turqi TRT1 sapo ka shfaqur 13 nga 43 seritë e filmit  “Koha e Perandorisë Osmane”. Askund dhe asnjëherë nuk është mohuar origjina e tij shqiptare, por Halil Patrona edhe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë po mbetet pa të drejtë i anashkaluar pikërisht nga historianët e politizuar shqiptarë.

Halil Patrona u bë  personazh i njohur në zhvillimet  historike, që kishin ndodhur në Stamboll, në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1730 dhe që ishin pasojë e mbretërimit autoritar dhe krejt të paaftë të Sulltan Admedit të Tretë. Forcat persiane kishin korrë sukses në luftë dhe po i kërcënoheshin edhe Stambollit, ndërkohë që Sulltani ishte dhënë pas haremit të tij, ku mbante 200 robëresha të reja e të bukura dhe  në mënyrën më fanatike kultivonte tulipanët shumëngjyrësh, në tërë sarajin. Ai, kishte lejuar edhe ndërtimin e 120 “shtëpive të dëfrimit” në vendin e quajtur, “Ujërat e Ëmbla”, në Yskydar, ku  argëtoheshin oficerët e tregtarët e pasur. Në ndërtimin e atyre shtëpive “të kurvërisë” sikur i quan Halil Patrona, për 6 vjet me radhë kishin punuar inxhinierët e njohur francezë.

Në këtë gjendje anarkie, kryengritësi, Halil Partona, duke afishuar kërkesa sociale lidhur me tatimet e përjetshme, “malikanet” kishte ngritur në këmbë jeniçerët e pakënaqur, një regjiment të cilët edhe i komandonte në rast lufte. Ai, kishte bashkuar në “Sheshin për mish” edhe turmat e të papunëve dhe tregtarëve të imtë të Stambollit. Halili e kishte përkrahjen edhe të Musli Beshit një bashkëvendës i tij, i cili ishte edhe kreu i jeniçerëve veteranë, si dhe  përkrahjen e shehut të Stambollit, Ispiri Zade, më vonë edhe të kryegjykatësit, Hasan Zylali, një shqiptar me origjinë nga Korça.

Më 28 shtator të vitit 1730, jeniçerët në krye me Halil Patronën fillojnë kryengritjen dhe arrijnë që përmes presionit të turmave të marrin kokat e katër zyrtarëve më të lartë të shtetit, Vezirit të Madh, Damad Ibrahim, Kapedanit të Flotës Perandorake, Krymyftiut dhe Kryeqehajasë së Stambollit. Ata ndërrojnë nga posti Sulltan Ahmedin  III, i cili përfundon në burg dhe vendosin në krye Sulltan Mahmudin e Parë. Ata po ashtu realizojnë edhe kërkesat e tyre, heqin tatimet e përjetshme “malikanet” që rëndonin mbi kurrizin e rajasë dhe shkatërrojnë në themel  120 shtëpitë e dëfrimit. Në kohën kur ishte arritur paqja, shërbimi sekret me lejen e Sulltan Mahmudit, i cili i kishte premtuar Halil Patronës se nuk do të hakmerrej për kryengritjen, ia kishte përgatitur kurthin. Më 25 nëntor të vitit 1730, Sulltani kishte ftuar në Pallat Halil Patronën me 24 jeniçerët e tij besnikë, gjoja për t’ i avancuar në poste dhe për t’ iu dhuruar nga një palë rroba të lëkurës. Duke qenë të ftuar të hyjnë një nga një, në Pallat, Halil Patronës dhe besnikëve të tij iu shkurtojnë kokat.

Çuditërisht, seriali filmik i shfaqur në TRT1, i titulluar, “Bir Zemanlar Osmanli Kiyam” e ka keqinterpretuar  historinë e vërtetë të kryengritësit shqiptar, Halil Patrona. Ky serial, me pretendime  për ta paraqitur madhështinë deri në pafundësi të Perandorisë Osmane të kohës së Sulltan Ahmedit të Tretë, figurën e Halil Patronës e paraqet, krejtësisht njëanshëm, deri në përshkrime groteske, jashtë çdo realiteti, kur dihet se famën e asaj perandorie dhe të atij Sulltani e kishte mposhtur pikërisht, Halil Patrona, duke hedhur nga froni Sulltan Ahmedin, duke e detyruar t’ ua presë kokat katër zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe duke i realizuar në tërësi kërkesat e kryengritësve. Si do të ketë mundur ta bënte këtë një personazh i tillë, i cili paraqitet si njeri i mjerë, pijanik, i pamoralshëm, frikacak dhe i ndërkryer. Si ndodhi, që nga një njeri i tillë në ballin e kryengritjes  të gjunjëzohet Perandoria më e madhe e kohës? Si ndodhi, që një njeri i “pa pikë morali” t’i rrënojë 120 shtëpia të kurvërisë, të ngritura në Stamboll në kohën e Sulltan Ahmedit të Tretë? Përgjigjen në këtë pyetje nuk e jep seriali turk,  por jep një urrejtje patologjike kundër arnautëve, duke i përzier me serbë, pikërisht ashtu sikur i ka paraqitur pseudoshkenca serbe. Halil Patrona, në kohën e tij  ka  bërë në Turqi atë që kishte bërë Spartaku në Romë, po ashtu ai dhe pasuesit e tij mijëra jeniçerë shqiptarë kanë pësuar fatin e luftëtarëve të Spartakut. Dallimi qëndron në faktin se luftëtarët e Spartakut ishin kryqëzuar, ndërsa luftëtarëve të Halil Patronës iu kishin prerë kokat. Rivlerësimi i historisë me deformime të tilla, nuk i shemb dot të vërtetat dhe argumentet historike, as analet dhe kronikat e Stambollit të shekullit XVIII, as literaturën realiste botërore.

Një pretendim për ta denigruar këtë figurë të madhërishme të kombit shqiptar e ka bërë edhe Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” ku ai denigron të gjitha figurat me rëndësi të shqiptarëve të besimit islam prej Skënderbeut deri te Ali Pashë Tepelena.Sido që të jetë, literatura historike botërore për Halil Patronën është shumë e gjerë, voluminoze dhe mbi të gjitha, jeta dhe vepra e tij është përfshirë në të gjitha enciklopeditë dhe historitë e botës, ndërkohë që  nuk i është mohuar asnjëherë prejardhja e tij shqiptare nga turqit, as nga serbët, grekët e të tjerët.

Halil Patrona në enciklopedinë angleze

Patrona Halil (? in Argos Orestikon – November 25, 1730 in Constantinople), was the instigator of a mob uprising in 1730 which replaced Sultan Ahmed III with Mahmud I and ended the Tulip period. Halil was an Albanian from Macedonia. He became a Janissary and after joining a Janissary rebellion in Nish and leading one in 1720 in Vidin, he moved to the capital. He was known to have engaged in petty trade and crafts like working as a hammam attendant. He spent much of his time at meyhanes of Galata. Halil was known as Horpeşteli, Arnavut Halil after his place of birth and nationality but his Albanian compatriots called him Patrona (Vice Admiral).

For weeks after the revolt, the empire was in the hands of the insurgents. Patrona Halil rode with the new sultan to the Mosque of Eyub where the ceremony of girding Mahmud I with the Sword of Osman was performed; many of the chief officers were deposed and successors to them appointed at the dictation of the bold rebel who had served in the ranks of the Janissaries and who appeared before the sultan bare-legged and in his old uniform of a common soldier. A Greek butcher, named Yanaki, had formerly given credit to Patrona and had lent him money during the three days of the insurrection. Patrona showed his gratitude by compelling the Divan to make Yanaki Hospodar of Moldavia. Yanaki however never took charge of this office.

The Khan of the Crimea assisted the Grand Vizier, the Mufti and the Aga of the Janissaries in putting down the rebellion. Patrona was killed in the sultan’s presence after a Divan in which he had commanded that war be declared against Russia. His Greek friend, Yanaki, and 7,000 of those who had supported him were also put to death. The jealousy which the officers of the Janissaries felt towards Patrona, and their readiness to aid in his destruction, facilitated the exertions of Mahmud I’s supporters in putting an end to the rebellion.

Halil Patrona në enciklopedinë turke

Halk isyanının elebaşısı Horpeşteli Arnavut Halil, levendlik ve Rumeli’de yeniçerilik yapmıştı ve yakın hemşerileri arasında “Patrona” (koramiral) lakabıyla anılmaktaydı. İstanbul’da bir ara hamam tellaklığı veya esnaflık yaptığı da söylenmektedir. İstanbul meyhanelerine devam ettiği, devamlı alkol aldığı ve ihtilal yoldaşlarını da bu meyhanelerde tanıdığı bilinmektedir. Patrona Haili kendini ayaklanmaya elebaşılık etmeye kışkırtanların telkinleri ile 1730 yaz sonunda bir ihtilalci kadro toplamış ve ilk ihtilal planlama toplantısı 25 Eylül 1730’da Mevlid Alayı günü yapılmıştır. Bu grubda başkan Patrona Halil; yardımcıları Muslu Beşe ve Emir Ali ve kolbaşı kurmaylar olarak Ali Usta, Karayılan, Çınar Ahmed, Oduncu Ahmed, Derviş Mehmed, Erzurumlu Mehmed, Küçük Muslu, Kutucu Halil adlarında daha çok zorba olarak adları çıkmış halk adamları bulunmaktaydı. Zorba ayaklanmacılar 28 Eylül Persembe günü bayrak açıp şeriat için herkesi bayrak altına gelmesini istediklerini bağırarak üç koldan şehirde yürüyüşe geçtiler. Kapalıçarşı’ya Bayezid Camii’nin Kaşıkçılar kapısı tarafından yürüyüşe geçerek ayaklanmayı resmen başlattılar; çarşıya girip tüccarlara zorla dükkânlarını kapattırdılar ve çarşı girişlerini tutup kimsenin alışveriş için girememesini sağladılar. Birden yürüyüş kolları kalabalıklaşıp büyümeye başladı. Ana kola hedef Etmeydanı oldu ve Patrona Halil ve erkanı bu meydanı merkez seçtiler. Bir grup da Üsküdar’a geçip orada muzır çıkarmaya başladı. Asayişi sağlaması gereken Yeniçeri Ağası Hasan Paşa bu kargaşalığa önce müdahale eder göründü ise de kalabalık dallanıp budaklanınca korkup, kurtulma çaresini kaçıp saklanmakta buldu.

Sultan ve sadrazam Damad İbrahim Paşa Üsküdar’da idiler. İstanbul Kaymakamı karşıya geçip gelişmeler hakkında bilgiler verdi. Karşılık olarak yapacakları kararlaştırmak icin devlet adamları ve yüksek ulema Üsküdar’a çağrıldı ve Sancak-i Şerif Topkapı Sarayı’ndan çıkarılıp getirildi. O gece Sultan, Sadrazam ve devlet erkanı İstanbul’a geçip Topkapı Sarayı’na yerleştiler. Fakat o akşam Yeniçeriler ve Acemoğlanları da kazan kaldırıp, şeriat için yürüyüşe geçen ve geceyi sokaklarda geçiren halka katıldılar. 29 Eylül günü ayaklanmacılar İstanbul’un kontrolunu ellerine almışlardı. Patrona Halil yandaşlarına emirler verip yağmalar ve baskınlar düzenleyip isyana katılmayan veya isyancıların uygun görmedikleri kişilerin öldürülmelerine başlandı. Bu aranan ve kayıplara karışan kişiler arasında devrin ünlü şairi Nedim de bulunmaktaydı. Böylece Patrona bir terör havası yaratmayi ve kendine muhalef edeceklere gözdağı verip muhalefeti önlemeyi başardı. Etmeydanı’nda bulunan elebaşılar heyeti karargahına müderrisler getirip isteklerini fetvalar şekline dönüştürüp güya meşruiyet kazandılar. “Şeriat isteriz” yaygaralariyla sokaklara dökülmüş acayip halk psikolojisi içinde bulunan halk güruhuna, tomruk ve zindan mahkumlarının salınması ile katılanlar ve İstanbul’un bütün ayaktakımı öncülük ve liderlik etmeye başladı.

Bu gelişmeler üzerine Saray’dan gönderilen bir aracı ile Sultan III. Ahmet isyancıların ne istediklerinin sorulmasını istedi. Patrona Halil, Sadrazam Damat İbrahim Paşa ile birlikte 37 kişinin kellelerinin kesilmesini istendiği belirtildi. Sultan duruma el koymak için Sancak-i Şerif’in açılmasını ve müslümanların bu sancak altına çağrılmasını emretti. Bu emire uyan çok az sayıda kişi Patrona Halil’in devriyeleri tarafından hemen dağıtıldılar. Yeni Kaptan-ı Derya olarak atanan Abdi Paşa, Patrona ile şahsi bir görüşme yapıp uzlaşma yolları araştırdı; ama başarı kazanamadı.

Halil Patrona në Fjalorin enciklopedik shqiptar

Halil Patrona… i vrarë në vitin 1730. Figurë historike me origjinë shqiptare, udhëheqës i kryengritjes qytetare të Stambollit, më 28-30 shtator 1730 kundër regjimit të Sulltan Ahmedit të Tretë. Qëllimi i kryengritjes ishte lehtësimi i masave popullore nga arbitrarizmi dhe shfrytëzimit i sulltanëve. Me nxitjen dhe ndihmën e kadiut të Stambollit, Hasan Zylal efendiut nga Korça dhe dy shqiptarëve të tjerë, Ali Kafexhiut dhe pemëshitësit, Musli Beshe, Halil Patrona u vu  në krye të një mase të madhe njerëzish, midis të cilëve 12.000 shqiptarë dhe mjaft jeniçerë. Kryengritësit dëbuan Sulltan Ahmedin III dhe sollën në fron Sulltan Mahmudin I. Kryengritja pati karakterin e një lëvizjeje të shtresave të varfra qytetare me qëllim uljen e taksave. Lëvizja nuk pati jetë të gjatë dhe udhëheqësi i saj (Halil Patrona) u vra tradhtisht nga njerëzit e klasës sunduese.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …