leoni

Ahmet Qeriqi: Kënga Dervish Shaqes, "Kur ta ktheva Kosovë shpinën", po falsifikohet, po adaptohet padrejtësisht e po manipulohet

Ahmet Qeriqi: Kënga Dervish Shaqës, “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”, po falsifikohet, po adaptohet padrejtësisht e po manipulohet

Kënga e Dervish Shaqës, e cila fillon me vargjet,  “Porsi uji qe del kah  gurra”, por e njohur me dy vargjet:  “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, të lash borë e gjeta dimën”  po falsifikohet, po adaptohet padrejtësisht, duke ia ndërruar në tërësi përmbajtjen, madje duke bërë përpjekje ta kthejnë krejt në të kundërtën e përmbajtjes.

Këngëtarë të papërgjegjshëm, tregtarë flamujsh e bindjesh retrograde, vazhdimisht  përpiqen  ta deformojnë të vërtetën, duke shkelur të drejtën e autorit, duke deformuar tekstin në origjinal, duke fyer vetë autorin e këngës  dhe duke i vjedhur vetëm disa vargje kësaj kënge antologjike, e cila ka qenë burim frymëzimin për rininë revolucionare  shqiptare të Kosovës, ashtu sikur ishte edhe  vetë regjimi i Shqipërisë Socialiste të kohës.

Këta satrapë e falsifikatorë  mendojnë se me fshirjen e  disa vargjeve mund të fshihet e të harrohet  historia 45-vjeçare e Shqipërisë Socialiste, që e kishte nxjerrë në sipërfaqe dhe e kishte bërë këngëtarë të popullit, të njohur për tërë shqiptarët, Dervish Shaqën i cili me shpirt e zëmër i ka kënduar Shqipërisë, veçmas Shqipërisë socialiste dhe Enver Hoxhës,  më shumë se çdo këngëtar tjetër. Janë faktet, këngët, mirënjohjet, meritat, lavdet që ka marrë Dervish Shaqa  në Shqipërinë e kohës.

Vargjeve karakteristike  të kësaj kënge:  “Kur ta ktheva Kosove shpinën, Të lash bore e gjeta dimën”, ia kanë hequr  strofën pasuese me vargjet: Gjetëm mbret moçale këneta, Bukë e lot na shkojke jeta, vargje që përkufizojnë kohën e hapësirën, pasi  është fjala për regjimin e satrapit, Ahmet Zogu, i cili e kishte lënë të vdiste urie  por dhe nga plagët, Shote Galicën dhe bijë e luftëtarëve të Azem Galicës. Kishte vrarë: Hasan Prishtinën, Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Elez Isufin.  Kënga flet për atë kohë të Shqipërisë, ku kishte mbret, moçale e këneta dhe jo për Shqipërisë e Enver Hoxhës. Duke amputuar këto vargje, ata lënë të nënkuptohet se Dervishi kur kishte shkuar në Shqipëri, Kosovën e kishte lënë me borë, por Shqipërinë e kishte gjetur me dimër. Është kjo një hipokrizi debile dhe e neveritshme.

Nuk është fjala për ndonjë marifet, për ndonjë zbulim, por thjesht është fjala për një përpjekje të neveritshme për mashtrim, deformim të përmbajtjes së këngës, shpërfillje e tekstit origjinal, të cilin mund ta bëjnë vetëm njerëz ka kulturë, pa  kurriz, servilë e debilë, që nuk dinë të krijojnë këngë, por vjedhin tekstet, i deformojnë, i bastardojnë krejt hapur dhe pa asnjë pikë keqardhje i përvetësojnë.

 

Ja cili është origjinali i kësaj kënge:

 

Porsi uji qe del kah  gurra

Bardh si bora  neper qubrra.

 

Lehtë si  bari nëpër  livadhe

Si ortek që vjen prej mali

 

Porsi mjalti neper hoje

M’del prej zemre m’thot prej goje.

 

Ndihen  telat e Sharkisë

Toka jone në dorë të  partisë.

 

Të puthsha synin moj parti

Qe ke ba ket  mrekulli.

 

Qite pushkë e more malin

Me yll  të kuq  stolise ballin.

 

Në dorë manzerren e valerin

Sokol djalë rrite Enverin.

 

 

Kur ta ktheva Kosove shpinën

Të  lamë bore e gjetëm dimën.

 

Gjetëm mbret, moçale, kneta

Buke e lot na shkojke jeta.

 

Kur ka rrokë pushkën partia

Q’ të gëzojmë si gëzon Shqipnia.

 

N nxurr’ jashte krajli Serbisë.

Sikur sot klyshtë e tradhtise.

 

Vatrat tona i kemi lane

Po n Shqypni e kem nji nane.

 

Bac Enverin e nanë partinë

Vlla e motër gjithë  Shqipninë.

 

Oj parti zemra e Kuvendit

Qysh ja ndërrove faqen  vendit.

 

Shkolla, drita e uzina

Me traktora me  makina.

 

Tepet plot me faqet shtiva

Fshat i ri Koperativa.

 

Ti ç’ ke ba parti për ne

As kërkush se ban mbi dhe.

 

S mjafton kanga e sharkisë

Për me i kënu gjithmonë  partisë.

 

Moj parti t’ kemi  gjithmonë

Dorën n zemër,   pushkën n’ dorë.

 

 

Link https://www.youtube.com/watch?v=qP1_cxMC1bc Kënga origjinal

https://www.youtube.com/watch?v=S3_jiS-9Gsc&ab_channel=AtdheAhmeti Fotoja e tekstit

 

(Teksti në origjinal ka 20 strofa me nga dy vargje)

 

Ja cili është teksti i manipuluar, i shkurtuar dhe i deformuar

 

 

Kur ta ktheva Kosove shpinën

Të lash bore e gjeta dimën

 

Porsi uji qe del nga gurra

Porsi bora neper qurra

 

Porsi mjalta neper hoje

M’ del prej zemre m’thot prej goje

 

Dridhen telat e sharkise

Për me i knu perjet lirise

 

Gjetem shkrete moçale keneta

Lot e gjak  na shkojke jeta    ( Origjinali buk e lot na shkojke jeta)

 

Na nxorr jashte krajli serbise

Sikur sot klysht e tradhtise

 

Votrat tona i kemi lane

Se ne Shqypni e kem nji nane

 

S’mjafton kanga e sharkise

Per me i knu gjithmone Shqypnise

 

Ty Shqypni te kem gjithmone

Doren ne zemer pushken ne dore.

 

(Ky  tekst i manipuluar i ka vetëm  nëntë strofa, ndërsa origjinalit iu kanë hequr  11 strofa..

Gjendet ne Tekste shqip por edhe në postime të tjera bastarduesish të këngëve dhe vjedhësve të të drejtave të autorëve…

11 mars 2022

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …