Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Emërtimi i Kryengritjes së vitit 1981 si “Pranverë studentore e vitit 1981”, analog me “Pranverën e Pragës” apo lëvizje të tjera studentore, në vendet e Evropës, ka simbolikën e vet, por nuk e përmbush dimensionin historik, social, politik e shkencor të krejt asaj çfarë  ka ndodhur në Kosovë, në Mars, Prill, Maj të vitit 1981 dhe që vazhdoi deri në qershor të vitit 1999, në përpjekje të vazhdueshme të rezistencës pasive dhe aktive deri kur  nga Kosova u dëbua përgjithmonë regjimi okupator serb.  

Në 40-vjetorin jubilar, institucionet shtetërore, Instituti i Historisë dhe i Albanologjisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk kanë një emërtim adekuat historik, të materializuar me gjuhën e fakteve e të dhënave për të emërtuar shkencërisht zhvillimet revolucionare të marsit, prillit dhe majit të vitit 1981. Në vend të një emërtimi shkencor shërbehemi me stereotipet e së kaluarës, me emërtimet pacifiste të kohës, ashtu sikur historianët titistë që janë shërbyer dhe shërbehen duke përkthyer formulimet e historianëve të regjimit serb, lidhur me Lëvizjen e Rezistencës së Azem e Shote Galicës duke e etiketuar si Lëvizje kaçake, nga gjuha serbe “Kocacki pokret”, etj.

Tani, 40 vjet më pas, 22 vjet nga çlirimi i  Kosovës, 13 vjet nga Shpallja e Pavarësisë ende shfaqen mëdyshje se çfarë ka ndodhur në vitin 1981: protestë paqësore, lëvizje studentore, apo fillimi i një kryengritjeje e cila trasoi rrugën drejt lirisë dhe që u kurorëzua me sukses, në qershor të vitit 1999.

Edhe tani, pas 40 viteve, nuk kemi një përcaktim unik, historik, shkencor për Lëvizjen Revolucionare  të  Marsit, Prillit dhe Majit të vitit 1981.

Simpoziumi i organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë në 20-vjetorin e demonstratave, në prill të viti 2001, (dy vjet pasi Kosova ishte çliruar nga regjimi serb), nuk nxori konkluzione të qarta shkencore dhe nuk definoi qartë qasjen e mirëfilltë historike e shkencore lidhur me Lëvizjen e vitit 1981. Debati ishte zhvilluar në kualifikimin e zhvillimeve si protesta e demonstrata paqësore, si Pranverë e studentëve, si Lëvizje paqësore, politike, studentore dhe u përjashtua opsioni i kryengritjes, apo i përpjekjes për kryengritje, të cilën e shfletuan vetëm dy apo tre pjesëmarrës.

Në kohën e pacifikimit të Lëvizjes, në vitin 1989-1990 kur Jugosllavia kishte filluar të shpërbëhej u bënë përpjekje që lëvizja e vitit 1968 dhe ajo e vitit 1981 të kualifikohen si lëvizje paqësore të studentëve, si një presion qytetar që ishte ndërmarrë brenda kornizave ekzistuese politike të kohës duke lënë anash dy segmentet më të rëndësishme të zhvillimeve, rrëmbimin e armëve në Besi të Prishtinës nga protestuesit më 2 dhe 3 prill dhe qëndresën e armatosur të Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të po atij viti, në Prekaz të Ulët të Drenicës, pikërisht në ditën kur Njësitë policore speciale të Jugosllavisë po manifestonin dhe po orgjizonin në mënyrë kriminale, ditën e themelimit të Milicisë së Jugosllavisë, duke vrarë shqiptarë brenda shtëpive të tyre, me atë rast jo shqiptarë duarthatë, por shqiptarë kryengritës të një familjeje me katër breza çlirimtarësh.

Anashkalimi, në konferenca, tubime dhe në medie i këtij segmenti të kryengritjes, mbase u bë me qëllim që Lëvizja paqësore të mos “komprometohej” dhe të lihej në heshtje segmenti thelbësor i saj, segmenti veprues, jo spontan sikur mendohet edhe aktualisht nga disa analistë dhe studiues të asaj periudhe të historisë tonë të rezistencës, të cilët çdo referencë i kanë studentët, kërkesat paqësore, por nuk përmendin me asnjë rresht kryengritjen në Besi, as qëndresën heroike të Tahit dhe Nebih Mehës në Prekaz. Disa prej tyre me asnjë fjalë nuk përmendin as shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme në Kosovës nga ish-RSFJ dhe pasojat e rënda për popullatën shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kulmimi i protestave në Besi, lokalitet mes Prishtinës dhe Besianës, rrëmbimi i armëve dhe i municionit nga forcat rezerviste, që po hynin në Kosovë nga Serbia dhe çarmatosja e shumë prej tyre, më 2 prill të vitit 1981 shënoi fillimin e kryengritjes. Atë ditë Protestuesit kishin rrëmbyer rreth 130 armë automatike, mijëra fishekë e pajisje luftarake. Pak muaj më vonë ishin dënuar me burg të rëndë, prej 1 deri në 15 vjet, 38 pjesëmarrës, nxënës, studentë, punëtorë, mësues e fshatarë. Ishte kjo mesatarja më të lartë e dënimit të grupeve, prej vitit 1964, kur ishte dënuar bardi i Lëvizjes sonë Kombëtare, Adem Demaçi me bashkëveprimtarët e tij.

Pikërisht për këtë shpërthim, më 2 prill të vitit 1981, në orët e mbrëmjes, kreu shtetëror e politik i Jugosllavisë shpalli shtetrrethimin në Kosovë, me shumë kufizime të lëvizjes së qytetarëve, ndalim rigoroz të qarkullimit të çdo personi gjatë natës, ndalim të grumbullimit të më shumë se tre personave në një vend të caktuar, ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet në tërë territorin e Krahinës së Kosovës, ndjekja arrestimi dhe nxjerrja para gjykatave e të gjithë organizatorëve, apo atyre të cilët dyshoheshin se ishin të tillë, bastisjet e çdo shtëpie të dyshuar, hapjen e rreth 400.000 dosjeve, sa i dispononte regjimi dhe një mori masash represive, ekstreme, të cilat po i ushtronte Ushtria dhe Policia federale e përbërë nga pjesëtarë e të gjitha republikave të Jugosllavisë. Për shkak të përmasës, që regjimi i kishte dhënë revoltës shqiptare, pse jo Kryengritjes shqiptare të marsit e prillit  e majit të vitit 1981, ato zhvillime historike, nga kreu i Shtetit dhe nga vasalët shqipfolës të RSFJ-së, u kualifikuan si kundër-revolucion, kualifikim zyrtar,  që pasoi me një represion të përgjithshëm mbi të gjithë liridashësit shqiptarë, kudo, jo vetëm në Kosovë por edhe në trojet e tjera shqiptare nën robërinë jugosllave.

Shpallja e gjendjes së shtetrrethimit nuk do të aplikohej  për të shtypur protestuesit paqësorë dhe nuk  kishte ndodhur një intervenim i tillë shtetëror në protestat që ishin zhvilluar në Beograd dhe në qytete të tjera të Jugosllavisë, as  në vitin 1968. Askund në botë  gjendja e shtetrrethimit nuk shpallet për të shtypur protestuesit, por rritet shkalla e sigurisë dhe ndërmerren veprime adekuate në përballimin e situatës.

Askush në Kosovë nuk ka të drejtë ta anashkalojë faktin se ishte kryengritja në Besi, më 2 dhe 3 prill të viti 1981, rrëmbimi i armëve nga kamionët e ushtarëve rezervistë,  që vinin nga Serbia për t’ i shtypur protestuesit, që e detyruan Jugosllavinë të shpallte gjendjen e luftës.

Me ato armë, protestuesit vendosen disa barrikada në rrugën magjistrale Besianë (ish-Pudujevë) – Prishtinë  dhe për një kohë, deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk u lejua hyrja në Prishtinë e forcave policore e ushtarake serbe.

Pikërisht ky zhvillim historik, bëri që në orët e vona të pasdites  së 2 prillit të shpallet Shtetrrethimi, në Kosovë që zgjati 14 ditë, me të gjitha kufizimet e lëvizjeve, sikur në gjendje lufte.

Për ta bërë të suksesshëm shtetrrethimin në thyerjen e kryengritjes së nacionalistëve e irredentistëve shqiptarë, armata jugosllave kishte dislokuar në Kosovë arsenalin përkatës të armatimit. Kishte vendosur qindra  postblloqe në Prishtinë dhe në vende të tjera, kishte aktivizuar njësitë speciale në Federatës në nivelin shtetëror, kishte filluar ndjekjen dhe arrestimin e mijëra pjesëmarrësve në protesta, në mesin e tyre edhe organizatorë, ishte marrë qëndrim zyrtar që kryengritja të shpallej si “kundërrevolucion” që kishte për qëllim cenimin e sovranitetit të vendit  dhe ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës. Të gjitha këto e shumë masa të tjera, tregojnë më se mëri se kemi të bëjmë me protesta e demonstrata të rinisë studentore, apo me një kryengritje të përgjithshme të shqiptarëve të Kosovës e më gjerë, të cilët kërkonin liri, barazi e drejtësi, kërkonin që Kosova që shpallej Republikë dhe të barazohej me gjashtë republikat  e tjera të ish RSFJ-së. Gjatë përleshjeve  kishin rënë në barrikada nëntë demonstrues,  ishin plagosur qindra të tjerë, ishin arrestuar me mijëra pjesëmarrës ndërsa më 13 maj kishin rënë në një luftim të pabarabartë, në Prekazin e Ulët,   Nehih Meha dhe Tahir Meha.

Po kështu shumica e analistëve pacifistë anashkalojnë faktin se gjatë të gjitha protestave ka pasur kacafytje me milicinë e kohës, ka pasur madje edhe 2 të vrarë dhe shumë të plagosur lehtë e rëndë. Demonstruesit e revoltuar kanë përmbysur veturat, madje edhe ato të milicisë, kanë thyer dhe kanë dëmtuar objekte të ndryshme. Gjatë luftimeve në Kullën e Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz , gjatë luftimeve janë vrarë të paktën pesë pjesëtarë të Njësive Speciale dhe forcave të Milicisë së Kosovës dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Të gjitha këto zhvillime që faktohen e dokumentohen në të dhënat zyrtare, në mediet e huaja dhe në shtypin e Tiranës zyrtare të kohës, japim materiale të mjaftueshëm për të konkluduar se në mars, prill, maj të vitit 1981 kishte ndodhur një kryengritje e përgjithshme popullore, e cila kishte filluar me një protestë paqësore të studentëve, por nuk kishte mbaruar me aq. Dhe nuk ishin vetëm studentët ata që iu paraprinë atyre proceseve por ishin organizatat atdhetare të kohës të cilat aktivitetin e tyre të fshehtë e kishin demonstruar, kudo ku kishin arritur.

Emërtimi i kësaj kryengritje si “Pranverë studentore e vitit 1981”, analog me “Pranverën e Pragës” apo lëvizje të tjera studentore, në vendet e Evropës, ka simbolikën e vet, por nuk e përmbush dimensionin historik, social, politik e shkencor të krejt asaj që ka ndodhur në Kosovë në Mars Prill Maj 1981 dhe që vazhdoi deri në qershor të vitit 1999, në përpjekje të vazhdueshme të rezistencës pasive dhe aktive deri kur  nga Kosova u dëbua përgjithmonë regjimi okupator serb.

Sot në 40-vjetorin jubilar, institucionet shtetërore, Instituti i Historisë dhe i Albanologjisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk kanë një emërtim adekuat historik, të materializuar me gjuhën e fakteve e të dhënave për të emërtuar shkencërisht zhvillimet revolucionare të marsit, prillit dhe majit të vitit 1981.

Emërtimet, të cilat janë përkufizuar nga shoqatat, OJQ-të, nga analistët, nga pjesëmarrësit në ato zhvillime, janë krejtësisht heterogjene dhe ende nuk ka një përpjekje për një emërtim unik, historik e shkencor. Fajin për këtë e kanë në radhë të parë institucionet por edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e cila nuk e ka nxitur këtë çështje, duke u vetë mjaftuar me përkufizimin “Lëvizje studentore” Pranverë studentore 1981”, Lëvizje paqësore, etj.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …