Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Ngjarjet e vitit 1981 na rikujtojnë krenarinë, guximin revolucionar për realizimin e të drejtave për liri

U bënë publike kërkesat për Kosovën Republikë! -Republikë kushtetutë ja me hatër ja me luftë-  Çdo program e strategji nga të gjitha grupet dhe organizatat,në çdo etapë ishte orientim i drejtuar drejt bashkimit kombëtar. Ribashkimin me Shqipërinë. Kërkesat u reduktuan në Republikë të barabartë me çdo njërën nga gjashtë Republikat tjera Jugosllave si hap i parë. Të gjithë populli jemi krenar me këto ngjarje që bërë kthesë drejt pavarësimit nga Jugosllavia okupatore! Ky fillim i revolucionit u shtyp me dhunë gjatë protestave 11 mars 26 mars 1 e 2 prill 1981 dhe vazhdimi në të njëjtat data 1982-83.

U vranë 11 protestues dhe u burgosen me dhjetëra e qindra u torturuan e maltretuan çnjerëzisht!  Pastaj pati përjashtime nga studimet nga puna dhe linçime e diferencime të shumta! Shumë herë flasin dhe përmenden protagonistet, e jo pa qellim, harrohen organizatoret që e sollën me organizimin e tyre me propagandë e përgatitje organizative deri të ngjarjet në revoltat e vitit 81!

Shumica e tyre u burgosen e u likuiduan nga 1945-58-64-68-75-79! krejt këta prijës organizativ me veprimtarin e tyre përgatiten revolucionin, fatkeqësisht ishin në burgje dhe s’munden të merrnin pjesë në revolta dhe të i drejtonin ato sipas programit e të strategjisë së paraparë. Kështu që kishte spontanitet veprues dhe parulla e brohoritje të pa kontrolluara, nuk mundë të kontrolloheshin, nga disa veprimtar të organizuar që ishin mbet akoma në liri. Profesorët studentet dhe populli ishin të përgatitur për një ngritje revolucionare, me kohë nga kjo veprimtari e organizatorëve.

Si dhe në anën tjetër nga pa durimi, shtypja dhe robëria e rënd! Vjen deri të shpërthimi i revoltave e demonstratave të 81-së. Keq interpretohet gjeja për shkak gjendjes sociale dhe krejtësisht banalizohet për ushqim në mense! Dihet çartë si drita e diellit se shqiptare ju mungonte e drejta nacionale dhe lirit elementare. Pastaj harrohet apo akoma nuk guxohet të shpjegohet roli i Shqipërisë ashtu si që ishte! Në kohën e pushtimit arsyetoheshin nga frika e pushtuesit, burgosja dhe torturat e ndryshme!  Tani me siguri nuk duan të identifikohen me ideologjinë e kohës se mos dikush i konsideron Enverist apo komunist!

Kësaj i bishtnohet dhe kur duhet treguar se kanë ekzistuar grupet ML atdhetare, thonë LPK!  Kjo e fundit LPK-ja ka lindur pas 1981 pse bëhen hipokrit apo pse e mjegullojnë realitetin për të u dukur <<demokrat të moderuar>> E jo Enverist të (demoduar) si qe mendojnë disa.  Kanë frikë nga urryesit spiunet e sidomos titistet dhe anti-kombëtaret shqip folës?!  Nuk është turp te mos i dimë rrjedhat realisht si kanë rrjedh gjatë gjithë kohës në për etapa. Se pse puna asht bërë msheftas dhe me pseudonime, nuk jemi njohur mes veti për shkak të veprimtarisë së tillë!

Por gjithë kush nga një pjesë e bëjmë mozaikun komplet.  Por nuk ka askush të drejt ta mohoj vlerën dhe kontributin e organizatave para viteve 81, si dhe rolin e Shtetit Shqiptar. Që e beri përmes Ambasadave, Profesorëve, shërbimit sekret dhe propagandës.  Për herë u kujdes me sugjerime, orientime, shpjegime, mësime dhe përkrahe të msheft e të hapur. Me propagandë dhe njoftim para botes mbi ngjarjet dhe gjendjen reale të popullit shqiptar të robëruar nën Jugosllavi?! Si duket disa nga protagonistet përpiqen të paraqesin veten misionar të shenjt! Po e kanë frikë se Shqipëria po ju a merr primatin udhëheqës, pastaj këta mbeten nën hije! I njëjti gabim dhe keq interpretim i rrolit të Shtetit Shqiptar bahet edhe kur flitet për luftën e UÇK-së!

Se kuptoj si ndien pjesëmarrësit e demonstratave, të burgosurit politik e njerëzit që vërtetë kanë dhanë kontribut kombëtar deri të lufta, e nuk morën pjesë në luftë?!  Për të mos thanë që disa edhe ishin me pikëpamje pacifiste dhe pozita kundër luftës?!  Koha e çakajve, matrapazëve e rrahë gjokseve, mohuesve të tjerëve, si dhe përvetësimi i vlerave pa meritë dhe mëveshët me vlera të rreme! Personalizimet e tjetërsimet janë të dëmshme, dëmtojnë vlerat e përgjithshme.  Të cilat ishin kauza dhe ideal i aspiratës gjithë popullore nder shekuj!  Populli thotë dielli nuk mshefet me shosh!  E vërteta është si ari kurdo që zbulohet e ka vlerën!

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …