Ahmet Qeriqi: Vidovdani virtual dhe “Kukovdani” real

28 qershori shënon ditën e humbjes fatale të regjimit despotik mesjetar të mbretërisë pushtuese të Nemanjidëve në Kosovë, ndërkohë që kjo datë fatale për Koalicionin e krishterë të Evropës, në Serbi,  vazhdon të kujtohet si dita e Luftës së Kosovës, apo dita e Vidovdanit. Realisht, Beteja e Kosovës, sipas burimeve turke dhe burimeve të shumta të historiografisë evropiane e botërore  ka ndodhur më 15 qershor 1389, sipas kalendarit gregorian, ndërsa më 28 qershor, sipas kalendarit Julian.


Serbët, duke ndërtuar mitin e tyre fantazmogorik për Luftën e Kosovës, për humbjen e tyre fatale, por edhe vrasjen e Sulltan Muradit të Parë nga prijësi me origjinë arbërore, Milush Nikollë Kopiliqi, këtë humbje e shënojnë si fitore, duke mos hequr dorë nga synimet e tyre grabitëse për pushtim dhe hegjemonizëm.


Sot, 623 vjet pas Luftës së Kosovës, qindra serbë të manipuluar dhe të verbëruar nga Kisha serbe, kanë arritur në Kosovë për të përkujtuar Betejën e humbur, në një tokë të huaj, të humbur përgjithmonë,  humbje kjo që  është strukur thellë në vetëdijen e mitizuar dhe të sëmurë serbe si plagë kanceroze, një fiksion mitologjik i cili kurrsesi nuk po mund të pajtohet me realitetin dhe nuk po  mund të pranojë faktin  se i ka humbur përgjithmonë tokat e huaja e të pushtuara,  në Kosovë në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e më gjerë.


Miti serb për luftën e Kosovës, është i shpifur dhe këtë e ka vërejtur më së miri arkimandriti serb, Ilarion Ruvarasi, i cili madje ka vërë në dyshim tëra rrëfimet për të ashtuquajturën “darka e princërve” dhe shumëçka tjetër, me faktin se burimet e vërteta historike mungojnë, ndërsa mbështetje në të dhënat gojore e artistike, sipas tij, nuk janë relevante dhe vështirë se mund të jenë të besueshme.


Konstatimi i Ruvarasit nuk është i vetëm në Serbi dhe ky fakt është inkurajues.


Kjo datë historike, qysh prej vitit 1913, me rastin e pushtimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare  nga Aleanca e Shenjtë sllave, ka vazhduar të manifestohet si fitore dhe rikthim i Serbisë në Kosovë.


Kanë kaluar tashmë 100 vjet nga ajo kohë dhe një pjesë e serbëve të indoktrinuar me ideologjinë nacional-shoveniste, nuk heqin  dorë nga ëndrra e tyre tragjike për “Luftën e Kosovës” për mallkimin që Mbreti Stefan u kishte bërë serbëve, kur djali i tij Dushani e kishte vrarë atë për shkak të rivalitetit.


Ky mit i sëmurë i memories serbe, mori dimensione fashiste 23 vjet më parë, në vitin 1989, kur krimineli serb, Sllobodan Milosheviq, në vendin e quajtur Gazimestan, afër Prishtinës, i cili dy vite më parë e kishte marrë pushtetin në ish-Jugosllavinë e Titos dhe kishte paralajmëruar se “ose do të bëhej Serbia e tillë, sikur kishte qenë dikur e plotë dhe e tërësishme, ose do të zhdukej fare”. Asokohe, me pretendimet e tij të çmendura, të mbështetura nga nacionalistë e çetnikët serbë,  filloi edhe shkatërrimi pjesë-pjesë i ish Federatës jugosllave, burgut më të madh të popujve të Ballkanit.


23 vjet nga nxitja fashiste, që i dha kësaj date historike, Sllobodan Milosheviqi, datë kjo e bekuar përjetësisht nga Kisha Serbe,  para rreth 1 milion serbëve të ardhur në Kosovë nga të gjitha viset e Jugosllavisë, sot janë futur në Kosovë qindra serbë, të ardhur nga Serbia, të cilët nuk po pajtohen me humbjen historike dhe po vazhdojnë ta vajtojnë kohën e moçme, kur ata kishin sunduar Kosovën. Sot, Vidovdani virtual i së kaluarës, shënon Kukovdanin serb të kohës, meqë Kosova është shteti i pavarur, ndërsa Serbia vazhdon të mbetet me ardhmëri të rrethuar, me Sanxhakun që po lufton për pavarësi, me Vojvodinën e cila një ditë të do ndahet nga Serbia dhe Krahinën e Timokut me popullatë rumune-vllahe.


Në kujtesën mitike serbe është i pranishëm mallkimi i mbretit Stefan Deçanski, i cili kishte mallkuar jo vetëm babanë, Millutinin  që ia nxori sytë, por edhe djalin, Dushanin, i cili e katandisi në burg dhe e theri, për të mos e lejuar të kthehet në kreun e shtetit. Ai mallkoi edhe tërë brezat e ardhshëm të sundimtarëve serbë.


Mallkimi, si duket  i ka zënë serbët dhe kjo tashmë po shihet qartë, meqë ata, edhe pse me një nunër shumë më të vogël, po vajtojnë të kaluarën e pandreqshme, po vajtojnë humbjet e pakthyeshme, po vajtojnë të ardhmen e pashpresë, me dilemën mes së kaluarës mitike dhe të ardhmes së qytetëruar.


Vidovdani virtual, kishtar serb, ka ngelur në kthetrat  e vajtimit historik, të një vajtimi kolektiv, i stisur thellë në një kujtesë të perënduar historike, e cila më në fund duhet të lirohet, dhe një ditë me siguri se do të lirohet nga vetvetja, nga ëndrra e fantazia mesjetare. 


Mbretëria e Nemanjidëve ka ngelur në kthetrat e ndeshjeve të egra atëvrasësish e bijë-vrasësish, e kaluara e Mbretërisë serbe kroate sllovene, ka ngelur në kujtesën e popujve të Ballkanit si një krijesë fantome e vrasjeve dëbimeve e masakrimeve të pjesëtarë të popujve jo sllavë. E kaluara komuniste Titiste, në kujtesën e popujve të Ballkanit ka ngelur si burgu më i madh i popujve. E kaluara despotike e fashiste serbe e Milosheviqit do të kujtohet si periudha më gjakatare që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.


Serbëve të  formatit, Nemanjid, Pashiq, Rankoviq, Milosheviq,  Nikoliq e Daçiq po u ngushtohet rrethi, edhe pse në zgjedhjet e fundit në Serbi,  kanë fituar forcat çetnike e nacional-socialiste. Ata, dita ditës po shohin dhe po e kuptojnë se po treten, ashtu si zogjtë e Qyqes, e cila i çil ata në çerdhe të huaja dhe nuk kujdeset më për ta, por i vajton përjetësisht.


Kukulelet po kthehen në vendin e vajtimit. Të shpresojmë se Serbia një ditë do të lirohet nga kukamat dhe do të shërohet nga mitomania dhe hegjemonia.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …