Ali Ahmeti

Ahmeti: Kërkon që VMRO-DPMNE dhe LSDM t’i përafrojnë qëndrimet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, të martën kërkoi nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja si palë përgjegjëse për zgjidhjen e krizës, t’i përafrojnë qëndrimet e tyre. Pas takimit me komisarin Johanes Hahn deklaroi se nuk është ithtar i marrjes së institucioneve me dhunë, andaj theksoi se po i jepet mundësi dialogut.“Energjitë tona janë në vijë të kuqe dhe kërkojmë që palët që kanë përgjegjësi për dalje nga situata VMRO-DPMNE dhe LSDM të përafrojnë qëndrimet dhe të tejkalohet ngecja. Nuk jam ithtar që të hyhet me forcë në institucionet e shtetit prandaj do të presim që çështja të zgjidhet në rrugë institucionale, megjithatë nëse kjo nuk ndodh, ne i qëndrojmë pas marrëveshjes që e kemi bërë me LSDM”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: Albin Kurti, ke marrë përcaktim të ulët dhe të dënueshëm

Publicisti Fitim Selimi ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …